{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/6443",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/6443",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 6443",
  "text": "Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Xheriri, e ky nga Abdulaziz ibn Rufeji, e ky nga Zejd ibn Vehbiu se Ebu Dherri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një natë, dola dhe pashë të Dërguarin e Allahut ﷺ tek ecte vetëm, s'kishte askënd me vete. Duke menduar se nuk ka dëshirë që dikush të ecë me të, unë vazhdova të eci nën hijen e hënës (për të mos u parë), mirëpo ai u kthye papritmas, më pa dhe tha: “Kush është?” - Ebu Dherri. Allahu më bëftë kurban për ty! - iu përgjigja. - “O Ebu Dherr, eja!” - m'u drejtua ai. Kështu, unë eca me të për një kohë, pastaj më tha: “Ata që grumbullojnë, ata do të kenë pak Ditën e Kiametit, përveç atij që Allahu i ka dhënë mirësi e ai jep djathtas e majtas, para e mbrapa dhe bën vepra të mira me të.” Ecëm dhe pak kohë, pastaj më tha: “Pritmë këtu!” Më uli në një luginë të rrethuar me gurë dhe më tha: “Prit këtu, derisa të kthehem.” Ai shkoi drejt pllajës, saqë më humbi nga sytë, ku qëndroi gjatë. Teksa po kthehej, e dëgjova duke thënë: “Edhe nëse vjedh, edhe nëse bën zina.” Pasi arriti, nuk m'u durua pa e pyetur: - O i Dërguari i Allahut, Allahu më bëftë kurban për ty, kujt i flisje teksa ishe në pllajë? Nuk dëgjova askënd të të përgjigjej. - “Ai qe Xhibrili ﷺ. Më erdhi në pllajë dhe më tha: “Përgëzoje umetin tënd se, kushdo që vdes pa i bërë ortak Allahut, do të hyjë në Xhenet, - u përgjigj i Dërguari i Allahut ﷺ. - O Xhibril, edhe nëse vjedh, edhe nëse bën zina? - e pyeta. - Po, - më tha Xhibrili. - Edhe nëse vjedh, edhe nëse bën zina? - e pyeta prapë. - Po. - Edhe nëse vjedh, edhe nëse bën zina? - e pyeta sërish. - Po, - m'u përgjigj ai , - madje edhe nëse pi alkool.” Nadri ka thënë: “Na ka rrëfyer Shuëbe dhe na ka treguar Habib ibn Ebu Thabiti nga Ameshi dhe Abdulaziz ibn Rufeji, e këtij ia ka treguar këtë Zejd ibn Vehbiu. Ebu Abdullahu (Buhariu) thotë: “Hadithi i Ebu Salihut nga Ebu Derdai është i shkëputur (mursel), pra nuk është i saktë.” E kemi transmetuar sa për ta pasur parasysh, kurse hadithi i saktë është hadithi i Ebu Dherrit.” Dikush i tha Ebu Abdullahut: “(Ç'thua për) hadithin e Ata ibn Jesarit nga Ebu Derdai?” Tha: “Edhe ai është i shkëputur (mursel), nuk është i saktë, kurse hadithi i saktë është hadithi i Ebu Dherrit.” Po ashtu tha: “Fshijeni këtë hadith të Ebu Derdait: “Kushdo që vdes me fjalën: “La ilahe il-lallah.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Qetësimi i zemrës",
    "position": 81,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/81/qetesimi-i-zemres"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 6443",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Ebu Dherr Gifariu"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا قُتَيْبَةُ بْنُ سَعِيدٍ: حَدَّثَنَا جَرِيرٌ، عَنْ عَبْدِ الْعَزِيزِ بْنِ رُفَيْعٍ، عَنْ زَيْدِ بْنِ وَهْبٍ، عَنْ أَبِي ذَرٍّ - رضى الله عنه - قَالَ: خَرَجْتُ لَيْلَةً مِنَ اللَّيَالِي فَإِذَا رَسُولُ اللَّهِ ﷺ يَمْشِي وَحْدَهُ، وَلَيْسَ مَعَهُ إِنْسَانٌ قَالَ: فَظَنَنْتُ أَنَّهُ يَكْرَهُ أَنْ يَمْشِيَ مَعَهُ أَحَدٌ قَالَ: فَجَعَلْتُ أَمْشِي فِي ظِلِّ الْقَمَرِ فَالْتَفَتَ فَرَآنِي فَقَالَ: \"مَنْ هَذَا؟\" قُلْتُ: أَبُو ذَرٍّ جَعَلَنِي اللَّهُ فِدَاءَكَ. قَالَ: \"يَا أَبَا ذَرٍّ تَعَالَ\". قَالَ: فَمَشَيْتُ مَعَهُ سَاعَةً فَقَالَ: \"إِنَّ الْمُكْثِرِينَ هُمُ الْمُقِلُّونَ يَوْمَ الْقِيَامَةِ، إِلاَّ مَنْ أَعْطَاهُ اللَّهُ خَيْرًا، فَنَفَحَ فِيهِ يَمِينَهُ وَشِمَالَهُ وَبَيْنَ يَدَيْهِ وَوَرَاءَهُ، وَعَمِلَ فِيهِ خَيْرًا\". قَالَ: فَمَشَيْتُ مَعَهُ سَاعَةً فَقَالَ لِي: \"اجْلِسْ هَا هُنَا\". قَالَ: فَأَجْلَسَنِي فِي قَاعٍ حَوْلَهُ حِجَارَةٌ فَقَالَ لِي: \"اجْلِسْ هَا هُنَا حَتَّى أَرْجِعَ إِلَيْكَ\". قَالَ: فَانْطَلَقَ فِي الْحَرَّةِ حَتَّى لاَ أَرَاهُ فَلَبِثَ عَنِّي فَأَطَالَ اللُّبْثَ، ثُمَّ إِنِّي سَمِعْتُهُ وَهُوَ مُقْبِلٌ وَهُوَ يَقُولُ: \"وَإِنْ سَرَقَ وَإِنْ زَنَى؟\" قَالَ: فَلَمَّا جَاءَ لَمْ أَصْبِرْ حَتَّى قُلْتُ: يَا نَبِيَّ اللَّهِ جَعَلَنِي اللَّهُ فِدَاءَكَ مَنْ تُكَلِّمُ فِي جَانِبِ الْحَرَّةِ؟ مَا سَمِعْتُ أَحَدًا يَرْجِعُ إِلَيْكَ شَيْئًا. قَالَ: \"ذَلِكَ جِبْرِيلُ عَرَضَ لِي فِي جَانِبِ الْحَرَّةِ قَالَ: بَشِّرْ أُمَّتَكَ أَنَّهُ مَنْ مَاتَ لاَ يُشْرِكُ بِاللَّهِ شَيْئًا دَخَلَ الْجَنَّةَ، قُلْتُ: يَا جِبْرِيلُ وَإِنْ سَرَقَ وَإِنْ زَنَى؟ قَالَ: نَعَمْ. قَالَ: قُلْتُ: وَإِنْ سَرَقَ وَإِنْ زَنَى؟ قَالَ: نَعَمْ، [وَإِنْ شَرِبَ الْخَمْرَ]؟ قَالَ النَّضْرُ: أَخْبَرَنَا شُعْبَةُ، وَحَدَّثَنَا حَبِيبُ بْنُ أَبِي ثَابِتٍ، وَالأَعْمَشُ، وَعَبْدُ الْعَزِيزِ بْنُ رُفَيْعٍ: حَدَّثَنَا زَيْدُ بْنُ وَهْبٍ، بِهَذَا. قَالَ أَبُو عَبْدِ اللَّهِ: حَدِيثُ أَبِي صَالِحٍ عَنْ أَبِي الدَّرْدَاءِ، مُرْسَلٌ، لاَ يَصِحُّ، إِنَّمَا أَرَدْنَا لِلْمَعْرِفَةِ، وَالصَّحِيحُ حَدِيثُ أَبِي ذَرٍّ. قِيلَ لأَبِي عَبْدِ اللَّهِ: حَدِيثُ عَطَاءِ بْنِ يَسَارٍ عَنْ أَبِي الدَّرْدَاءِ؟ قَالَ مُرْسَلٌ أَيْضًا لاَ يَصِحُّ، وَالصَّحِيحُ حَدِيثُ أَبِي ذَرٍّ. وَقَالَ: اضْرِبُوا عَلَى حَدِيثِ أَبِي الدَّرْدَاءِ هَذَا. إِذَا مَاتَ قَالَ: لاَ إِلَهَ إِلاَّ اللَّهُ. عِنْدَ الْمَوْتِ.",
    "albanian": "Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Xheriri, e ky nga Abdulaziz ibn Rufeji, e ky nga Zejd ibn Vehbiu se Ebu Dherri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një natë, dola dhe pashë të Dërguarin e Allahut ﷺ tek ecte vetëm, s'kishte askënd me vete. Duke menduar se nuk ka dëshirë që dikush të ecë me të, unë vazhdova të eci nën hijen e hënës (për të mos u parë), mirëpo ai u kthye papritmas, më pa dhe tha: “Kush është?” - Ebu Dherri. Allahu më bëftë kurban për ty! - iu përgjigja. - “O Ebu Dherr, eja!” - m'u drejtua ai. Kështu, unë eca me të për një kohë, pastaj më tha: “Ata që grumbullojnë, ata do të kenë pak Ditën e Kiametit, përveç atij që Allahu i ka dhënë mirësi e ai jep djathtas e majtas, para e mbrapa dhe bën vepra të mira me të.” Ecëm dhe pak kohë, pastaj më tha: “Pritmë këtu!” Më uli në një luginë të rrethuar me gurë dhe më tha: “Prit këtu, derisa të kthehem.” Ai shkoi drejt pllajës, saqë më humbi nga sytë, ku qëndroi gjatë. Teksa po kthehej, e dëgjova duke thënë: “Edhe nëse vjedh, edhe nëse bën zina.” Pasi arriti, nuk m'u durua pa e pyetur: - O i Dërguari i Allahut, Allahu më bëftë kurban për ty, kujt i flisje teksa ishe në pllajë? Nuk dëgjova askënd të të përgjigjej. - “Ai qe Xhibrili ﷺ. Më erdhi në pllajë dhe më tha: “Përgëzoje umetin tënd se, kushdo që vdes pa i bërë ortak Allahut, do të hyjë në Xhenet, - u përgjigj i Dërguari i Allahut ﷺ. - O Xhibril, edhe nëse vjedh, edhe nëse bën zina? - e pyeta. - Po, - më tha Xhibrili. - Edhe nëse vjedh, edhe nëse bën zina? - e pyeta prapë. - Po. - Edhe nëse vjedh, edhe nëse bën zina? - e pyeta sërish. - Po, - m'u përgjigj ai , - madje edhe nëse pi alkool.” Nadri ka thënë: “Na ka rrëfyer Shuëbe dhe na ka treguar Habib ibn Ebu Thabiti nga Ameshi dhe Abdulaziz ibn Rufeji, e këtij ia ka treguar këtë Zejd ibn Vehbiu. Ebu Abdullahu (Buhariu) thotë: “Hadithi i Ebu Salihut nga Ebu Derdai është i shkëputur (mursel), pra nuk është i saktë.” E kemi transmetuar sa për ta pasur parasysh, kurse hadithi i saktë është hadithi i Ebu Dherrit.” Dikush i tha Ebu Abdullahut: “(Ç'thua për) hadithin e Ata ibn Jesarit nga Ebu Derdai?” Tha: “Edhe ai është i shkëputur (mursel), nuk është i saktë, kurse hadithi i saktë është hadithi i Ebu Dherrit.” Po ashtu tha: “Fshijeni këtë hadith të Ebu Derdait: “Kushdo që vdes me fjalën: “La ilahe il-lallah.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/6443.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/6443.json"
  }
}