Sahihu i Buhariut — Hadithi 6448

Qetësimi i zemrës · Transmetuesi: Habab ibn Ereti

Shqip

Humejdiu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Ameshi, e ky e ka dëgjuar Ebu Vailin se Hababi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kemi bërë hixhret me Pejgamberin ﷺ duke synuar Fytyrën e Allahut dhe shpërblimi ynë ka mbetur tek Allahu i Lartësuar. Dikush prej nesh tashmë ka vdekur, pa e gëzuar aspak shpërblimin e tij (në këtë botë), bie fjala, Musab ibn Umejri, i cili është vrarë ditën e Uhudit dhe pas vetes kishte lënë vetëm një rrobë, me të cilën, kur ia mbulonim kokën, i zbuloheshin këmbët, e, kur ia mbulonim këmbët, i zbulohej koka. I Dërguari i Allahut ﷺ na pati urdhëruar që t'ia përfshinim kokën me të, kurse këmbëve t'u hidhnim idhhir. Ndërkaq, disa të tjerëve prej nesh tanimë u janë pjekur frutat dhe po i vjelin.”

Arabisht

حَدَّثَنَا الْحُمَيْدِيُّ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ: حَدَّثَنَا الأَعْمَشُ قَالَ: سَمِعْتُ أَبَا وَائِلٍ قَالَ: عُدْنَا خَبَّابًا فَقَالَ: هَاجَرْنَا مَعَ النَّبِيِّ ﷺ نُرِيدُ وَجْهَ اللَّهِ، فَوَقَعَ أَجْرُنَا عَلَى اللَّهِ، فَمِنَّا مَنْ مَضَى لَمْ يَأْخُذْ مِنْ أَجْرِهِ، مِنْهُمْ مُصْعَبُ بْنُ عُمَيْرٍ قُتِلَ يَوْمَ أُحُدٍ، وَتَرَكَ نَمِرَةً فَإِذَا غَطَّيْنَا رَأْسَهُ بَدَتْ رِجْلاَهُ، وَإِذَا غَطَّيْنَا رِجْلَيْهِ بَدَا رَأْسُهُ، فَأَمَرَنَا النَّبِيُّ ﷺ أَنْ نُغَطِّيَ رَأْسَهُ، وَنَجْعَلَ عَلَى رِجْلَيْهِ مِنَ الإِذْخِرِ، وَمِنَّا مَنْ أَيْنَعَتْ لَهُ ثَمَرَتُهُ فَهْوَ يَهْدُبُهَا.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6448