Sahihu i Buhariut — Hadithi 6453

Qetësimi i zemrës · Transmetuesi: Sad ibn Ebu Vekasi

Shqip

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Ismaili, e këtij i ka treguar Kajsi se Sad ibn Ebu Vekasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Unë jam arabi i parë që ka gjuajtur me shigjetë në rrugën e Allahut. Luftonim dhe nuk kishim tjetër ushqim përpos gjetheve të drurëve, saqë edhe jashtëqitja na dilte sikurse e deles, e thatë. Pas gjithë kësaj, fisi benu esed më qortonin se jam dobësuar në Islam. Sikur të ishte ashtu, atëherë unë paskam humbur dhe më qenka shkatërruar vepra.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُسَدَّدٌ: حَدَّثَنَا يَحْيَى، عَنْ إِسْمَاعِيلَ: حَدَّثَنَا قَيْسٌ قَالَ: سَمِعْتُ سَعْدًا يَقُولُ: إِنِّي لأَوَّلُ الْعَرَبِ رَمَى بِسَهْمٍ فِي سَبِيلِ اللَّهِ، وَرَأَيْتُنَا نَغْزُو، وَمَا لَنَا طَعَامٌ إِلاَّ وَرَقُ الْحُبْلَةِ وَهَذَا السَّمُرُ، وَإِنَّ أَحَدَنَا لَيَضَعُ كَمَا تَضَعُ الشَّاةُ، مَا لَهُ خِلْطٌ، ثُمَّ أَصْبَحَتْ بَنُو أَسَدٍ تُعَزِّرُنِي عَلَى الإِسْلاَمِ، خِبْتُ إِذًا وَضَلَّ سَعْيِي.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6453