Sahihu i Buhariut — Hadithi 6459

Qetësimi i zemrës · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Abdulaziz ibn Abdullah Uvejsi na ka thënë: Më ka treguar ibn Ebu Hazimi, e ky nga babai i tij, e ky nga Jezid ibn Rumani se Urve tregon se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i ka thënë: “O biri i motrës sime! Kishte raste kur e shihnim hënën e re, tri herë rresht, për dy muaj, ndërkohë në shtëpitë e të Dërguarit të Allahut ﷺ nuk ndizej zjarri.” - Po si mbijetonit? - e pyeta. - Vetëm me hurma e ujë, përveç kur disa ensarë që posedonin bagëti, fqinjë të Pejgamberit ﷺ, herë pas here të Dërguarit të Allahut ﷺ i dhuronin ndonjë gjë nga shtëpitë e tyre dhe na jepnin për të pirë, - tha Aishja.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدُ الْعَزِيزِ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ الأُوَيْسِيُّ: حَدَّثَنِي ابْنُ أَبِي حَازِمٍ، عَنْ أَبِيهِ، عَنْ يَزِيدَ بْنِ رُومَانَ، عَنْ عُرْوَةَ، عَنْ عَائِشَةَ: أَنَّهَا قَالَتْ لِعُرْوَةَ: ابْنَ أُخْتِي إِنْ كُنَّا لَنَنْظُرُ إِلَى الْهِلاَلِ ثَلاَثَةَ أَهِلَّةٍ فِي شَهْرَيْنِ، وَمَا أُوقِدَتْ فِي أَبْيَاتِ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ نَارٌ. فَقُلْتُ: مَا كَانَ يُعِيشُكُمْ؟ قَالَتِ: الأَسْوَدَانِ: التَّمْرُ وَالْمَاءُ. إِلاَّ أَنَّهُ قَدْ كَانَ لِرَسُولِ اللَّهِ ﷺ جِيرَانٌ مِنَ الأَنْصَارِ كَانَ لَهُمْ مَنَائِحُ، وَكَانُوا يَمْنَحُونَ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ مِنْ أَبْيَاتِهِمْ، فَيَسْقِينَاهُ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6459