Sahihu i Buhariut — Hadithi 6463

Qetësimi i zemrës · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Ademi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Ebu Dhiëbi, e ky nga Seid Makburi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Asnjërin prej jush nuk do ta shpëtojë vepra e vet.” - As ty, o i Dërguari i Allahut?! - pyetën të pranishmit. - “As mua, përveç nëse Allahu më përfshin me mëshirën e Tij. Jini mesatarë dhe afrojuni përsosurisë. Ecni herët në mëngjes, pas dite dhe një pjese të natës. Jini mesatarë! Jini mesatarë, sepse ashtu arrini!”

Arabisht

حَدَّثَنَا آدَمُ: حَدَّثَنَا ابْنُ أَبِي ذِئْبٍ، عَنْ سَعِيدٍ الْمَقْبُرِيِّ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ - رضى الله عنه - قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "لَنْ يُنَجِّيَ أَحَدًا مِنْكُمْ عَمَلُهُ". قَالُوا: وَلاَ أَنْتَ يَا رَسُولَ اللَّهِ؟ قَالَ: "وَلاَ أَنَا، إِلاَّ أَنْ يَتَغَمَّدَنِي اللَّهُ بِرَحْمَةٍ، سَدِّدُوا وَقَارِبُوا، وَاغْدُوا وَرُوحُوا، وَشَىْءٌ مِنَ الدُّلْجَةِ. وَالْقَصْدَ الْقَصْدَ تَبْلُغُوا".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6463