Sahihu i Buhariut — Hadithi 6464

Qetësimi i zemrës · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Abdulaziz ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sulejmani, e ky nga Musa ibn Ukbe, e ky nga Ebu Seleme ibn Abdurrahmani se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Jini mesatarë dhe afrojuni përsosurisë! Dijeni se askënd nuk do ta fusë në Xhenet vepra e tij. Veprat më të dashura për Allahun janë ato që bëhen në vazhdimësi, edhe nëse janë pak.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدُ الْعَزِيزِ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ: حَدَّثَنَا سُلَيْمَانُ، عَنْ مُوسَى بْنِ عُقْبَةَ، عَنْ أَبِي سَلَمَةَ بْنِ عَبْدِ الرَّحْمَنِ، عَنْ عَائِشَةَ: أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ قَالَ: "سَدِّدُوا وَقَارِبُوا، وَاعْلَمُوا أَنْ لَنْ يُدْخِلَ أَحَدَكُمْ عَمَلُهُ الْجَنَّةَ، وَأَنَّ أَحَبَّ الأَعْمَالِ أَدْوَمُهَا إِلَى اللَّهِ، وَإِنْ قَلَّ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6464