Sahihu i Buhariut — Hadithi 6473

Qetësimi i zemrës · Transmetuesi: Mugire ibn Shuëbe

Shqip

Ali ibn Muslimi na ka thënë: Na ka treguar Hushejmi, e këtij i kanë rrëfyer disa persona, prej tyre Mugire, filani dhe një person tjetër, e këta nga Shabiu se Verradi, qatipi i Mugire ibn Shuëbes (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Muaviu i dërgoi Mugirës një shkresë, ku thoshte: “Më shkruaj diçka që ke dëgjuar prej të Dërguarit të Allahut ﷺ!” Mugire ia ktheu: “Pas çdo namazi farz, Pejgamberin ﷺ e dëgjoja duke thënë: “La ilahe il-lallahu vahdehu la sherike leh, lehul mulku ve lehul hamdu, ve huve ala kuli shejin Kadir (S'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut, të Vetmit, që nuk ka ortak. Atij i takon sundimi dhe lavdi, Ai ka fuqi për çdo gjë) .” Po ashtu, na ndalonte: thashethemet, të pyeturit e shumtë, shpërdorimin e pasurisë, privimin e të tjerëve nga pasuria dhe lypjen pa të drejtë, mosrespektimin e nënave, si dhe varrosjen e bijave për së gjalli.” Hushejmi transmeton se Abdulmelik ibn Umejri i ka rrëfyer: “E kam dëgjuar Verradin duke e treguar këtë hadith prej Mugirës, e ky nga Pejgamberi ﷺ.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَلِيُّ بْنُ مُسْلِمٍ: حَدَّثَنَا هُشَيْمٌ: أَخْبَرَنَا غَيْرُ، وَاحِدٍ، مِنْهُمْ مُغِيرَةُ وَفُلاَنٌ وَرَجُلٌ ثَالِثٌ أَيْضًا عَنِ الشَّعْبِيِّ عَنْ وَرَّادٍ كَاتِبِ الْمُغِيرَةِ بْنِ شُعْبَةَ: أَنَّ مُعَاوِيَةَ كَتَبَ إِلَى الْمُغِيرَةِ: أَنِ اكْتُبْ إِلَىَّ بِحَدِيثٍ سَمِعْتَهُ مِنْ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ قَالَ: فَكَتَبَ إِلَيْهِ الْمُغِيرَةُ: أَنِّي سَمِعْتُهُ يَقُولُ عِنْدَ انْصِرَافِهِ مِنَ الصَّلاَةِ: "لاَ إِلَهَ إِلاَّ اللَّهُ، وَحْدَهُ لاَ شَرِيكَ لَهُ، لَهُ الْمُلْكُ، وَلَهُ الْحَمْدُ، وَهُوَ عَلَى كُلِّ شَىْءٍ قَدِيرٌ". [ثَلاَثَ مَرَّاتٍ] قَالَ: وَكَانَ يَنْهَى عَنْ قِيلَ وَقَالَ وَكَثْرَةِ السُّؤَالِ، وَإِضَاعَةِ الْمَالِ، وَمَنْعٍ وَهَاتِ، وَعُقُوقِ الأُمَّهَاتِ، وَوَأْدِ الْبَنَاتِ. وَعَنْ هُشَيْمٍ أَخْبَرَنَا عَبْدُ الْمَلِكِ بْنُ عُمَيْرٍ قَالَ سَمِعْتُ وَرَّادًا يُحَدِّثُ هَذَا الْحَدِيثَ عَنِ الْمُغِيرَةِ عَنِ النَّبِيِّ ﷺ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6473