Sahihu i Buhariut — Hadithi 6476

Qetësimi i zemrës · Transmetuesi: Ebu Shurejh Adeviu

Shqip

Ebu Velidi na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e këtij i ka treguar Seid Makburi se Ebu Shurejh Huzaiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë: “Dy veshët e mi e kanë dëgjuar dhe zemra ime e ka nxënë se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Mikpritja është tri ditë, (ndaj jepjani mysafirit) hisen e tij.” Dikush pyeti: “Cila është hisja e tij?” - “Një ditë e një natë”, - tha i Dërguari i Allahut ﷺ, pastaj vazhdoi: “Kush e beson Allahun dhe Ditën e Fundit, le ta nderojë mysafirin e tij! Kush e beson Allahun dhe Ditën e Fundit, le të flasë mirë ose le të heshtë!”

Arabisht

حَدَّثَنَا أَبُو الْوَلِيدِ: حَدَّثَنَا لَيْثٌ: حَدَّثَنَا سَعِيدٌ الْمَقْبُرِيُّ، عَنْ أَبِي شُرَيْحٍ الْخُزَاعِيِّ قَالَ: سَمِعَ أُذُنَاىَ، وَوَعَاهُ، قَلْبِي النَّبِيَّ ﷺ يَقُولُ: "الضِّيَافَةُ ثَلاَثَةُ أَيَّامٍ جَائِزَتُهُ". قِيلَ: مَا جَائِزَتُهُ؟ قَالَ: "يَوْمٌ وَلَيْلَةٌ". قَالَ: "وَمَنْ كَانَ يُؤْمِنُ بِاللَّهِ وَالْيَوْمِ الآخِرِ فَلْيُكْرِمْ ضَيْفَهُ. وَمَنْ كَانَ يُؤْمِنُ بِاللَّهِ وَالْيَوْمِ الآخِرِ فَلْيَقُلْ خَيْرًا، أَوْ لِيَسْكُتْ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6476