Sahihu i Buhariut — Hadithi 6480

Qetësimi i zemrës · Transmetuesi: Hudhejfe ibn Jemani

Shqip

Othman ibn Ebu Shejbe na ka thënë: Na ka treguar Xheriri, e ky nga Mensuri, e ky nga Ribiju se Hudhejfe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ndër popujt që kanë kaluar, ka qenë një njeri i cili kishte mendim të keq për veprat e veta, andaj i tha familjes së tij: “Pasi të kem vdekur, më bëni copë e grimë nëpër det, në një ditë të nxehtë.” Kështu, ata vepruan siç u tha ai dhe, kur Allahu e mblodhi (e ringjalli atë) , e pyeti: “Çfarë të shtyri të veprosh një gjë të tillë?” Ai tha: “Asgjë tjetër pos frikës që kisha prej Teje.” Andaj, Allahu e fali.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عُثْمَانُ بْنُ أَبِي شَيْبَةَ: حَدَّثَنَا جَرِيرٌ، عَنْ مَنْصُورٍ، عَنْ رِبْعِيٍّ، عَنْ حُذَيْفَةَ، عَنِ النَّبِيِّ ﷺ قَالَ: "كَانَ رَجُلٌ مِمَّنْ كَانَ قَبْلَكُمْ يُسِيءُ الظَّنَّ بِعَمَلِهِ، فَقَالَ لأَهْلِهِ: إِذَا أَنَا مُتُّ فَخُذُونِي فَذَرُّونِي، فِي الْبَحْرِ فِي يَوْمٍ صَائِفٍ، فَفَعَلُوا بِهِ، فَجَمَعَهُ اللَّهُ ثُمَّ قَالَ: مَا حَمَلَكَ عَلَى الَّذِي صَنَعْتَ؟ قَالَ: مَا حَمَلَنِي إِلاَّ مَخَافَتُكَ. فَغَفَرَ لَهُ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6480