Sahihu i Buhariut — Hadithi 6482

Qetësimi i zemrës · Transmetuesi: Ebu Musa Eshariu

Shqip

Muhamed ibn Alai na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e ky nga Burejd ibn Abdullah ibn Ebu Burde, e ky nga Ebu Burde se Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Unë dhe ajo me të cilën më ka dërguar Allahu shëmbëllejmë me një njeri që ka shkuar te një popull dhe u ka thënë: “E pashë ushtrinë (e armikut) me sytë e mi, andaj unë jam ai lajmëtari i zhveshur 1 (që thërret) : “Shpëtoni! Shpëtoni!” Kështu, atij i bindet një grup, ikin natën ngadalë dhe shpëtojnë. Ndërkaq, një grup tjetër nuk i binden, të cilët, në mëngjes, ushtria i sulmon dhe i shkatërron.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ الْعَلاَءِ: حَدَّثَنَا أَبُو أُسَامَةَ، عَنْ بُرَيْدِ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ أَبِي بُرْدَةَ، عَنْ أَبِي بُرْدَةَ، عَنْ أَبِي مُوسَى قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "مَثَلِي وَمَثَلُ مَا بَعَثَنِي اللَّهُ كَمَثَلِ رَجُلٍ أَتَى قَوْمًا فَقَالَ: رَأَيْتُ الْجَيْشَ بِعَيْنَىَّ، وَإِنِّي أَنَا النَّذِيرُ الْعُرْيَانُ فَالنَّجَا النَّجَاءَ. فَأَطَاعَتْهُ طَائِفَةٌ فَأَدْلَجُوا عَلَى مَهْلِهِمْ فَنَجَوْا، وَكَذَّبَتْهُ طَائِفَةٌ فَصَبَّحَهُمُ الْجَيْشُ فَاجْتَاحَهُمْ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6482