Sahihu i Buhariut — Hadithi 6493

Qetësimi i zemrës · Transmetuesi: Sehël ibn Sad Saidiu

Shqip

Ali ibn Ajashi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Gasani, e këtij i ka treguar Ebu Hazimi se Sehël ibn Sad Saidiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ pa një burrë duke i luftuar idhujtarët. Prej të gjithë muslimanëve, ai u bënte ballë më së shumti atyre. Mirëpo, Pejgamberi ﷺ tha: “Kush dëshiron të shohë një banor të Zjarrit, le ta shikojë këtë.” Kështu, një burrë iu vu pas derisa ai u plagos, e në atë rast e përshpejtoi vdekjen: vendosi majën e shpatës në gjoks dhe u mbështet mbi të derisa i doli mes dy shpatullave. Pejgamberi ﷺ tha: “Ka raste kur robi bën vepra të banorëve të Xhenetit, në sy të njerëzve, por, ç'është e vërteta, ai është banor i Zjarrit. Po ashtu, ka raste kur dikush punon vepra të banorëve të Zjarrit, në sy të njerëzve, por, ç'është e vërteta, ai është banor i Xhenetit. Andaj, veprat vlerësohen sipas përfundimit të tyre.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَلِيُّ بْنُ عَيَّاشٍ: حَدَّثَنَا أَبُو غَسَّانَ قَالَ: حَدَّثَنِي أَبُو حَازِمٍ، عَنْ سَهْلِ بْنِ سَعْدٍ السَّاعِدِيِّ قَالَ: نَظَرَ النَّبِيُّ ﷺ إِلَى رَجُلٍ يُقَاتِلُ الْمُشْرِكِينَ، - وَكَانَ مِنْ أَعْظَمِ الْمُسْلِمِينَ غَنَاءً عَنْهُمْ - فَقَالَ: "مَنْ أَحَبَّ أَنْ يَنْظُرَ إِلَى رَجُلٍ مِنْ أَهْلِ النَّارِ فَلْيَنْظُرْ إِلَى هَذَا". فَتَبِعَهُ رَجُلٌ فَلَمْ يَزَلْ عَلَى ذَلِكَ حَتَّى جُرِحَ، فَاسْتَعْجَلَ الْمَوْتَ. فَقَالَ بِذُبَابَةِ سَيْفِهِ، فَوَضَعَهُ بَيْنَ ثَدْيَيْهِ، فَتَحَامَلَ عَلَيْهِ، حَتَّى خَرَجَ مِنْ بَيْنِ كَتِفَيْهِ. فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "إِنَّ الْعَبْدَ لَيَعْمَلُ فِيمَا يَرَى النَّاسُ عَمَلَ أَهْلِ الْجَنَّةِ، وَإِنَّهُ لَمِنْ أَهْلِ النَّارِ، وَيَعْمَلُ فِيمَا يَرَى النَّاسُ عَمَلَ أَهْلِ النَّارِ وَهُوَ مِنْ أَهْلِ الْجَنَّةِ، وَإِنَّمَا الأَعْمَالُ بِخَوَاتِيمِهَا".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6493