Sahihu i Buhariut — Hadithi 6510

Qetësimi i zemrës · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Muhamed ibn Ubejd ibn Mejmuni më ka thënë: Na ka treguar Isa ibn Junusi, e ky nga Omer ibn Seidi, e këtij i ka rrëfyer Ibn Ebu Mulejke, e këtij i ka treguar Ebu Amër Dhekvani, i çrobëruari i Aishes, se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “(Në prag të vdekjes) i Dërguari i Allahut ﷺ para vetes mbante një enë me ujë, ku fuste dorën dhe me të fshinte fytyrën e thoshte: “La ilahe il-lallah! Me të vërtetë, vdekja paska agoni!” Pastaj e ngriti dorën dhe thoshte: “Në shoqërinë e lartë!” - derisa vdiq dhe dora iu lëshua.”

Arabisht

حَدَّثَنِي مُحَمَّدُ بْنُ عُبَيْدِ بْنِ مَيْمُونٍ: حَدَّثَنَا عِيسَى بْنُ يُونُسَ، عَنْ عُمَرَ بْنِ سَعِيدٍ قَالَ: أَخْبَرَنِي ابْنُ أَبِي مُلَيْكَةَ، أَنَّ أَبَا عَمْرٍو، ذَكْوَانَ مَوْلَى عَائِشَةَ أَخْبَرَهُ: أَنَّ عَائِشَةَ - رضى الله عنها - كَانَتْ تَقُولُ: إِنَّ رَسُولَ اللَّهَ ﷺ كَانَ بَيْنَ يَدَيْهِ رَكْوَةٌ - أَوْ عُلْبَةٌ فِيهَا مَاءٌ، يَشُكُّ عُمَرُ - فَجَعَلَ يُدْخِلُ يَدَيْهِ فِي الْمَاءِ، فَيَمْسَحُ بِهِمَا وَجْهَهُ وَيَقُولُ: "لاَ إِلَهَ إِلاَّ اللَّهُ، إِنَّ لِلْمَوْتِ سَكَرَاتٍ". ثُمَّ نَصَبَ يَدَهُ فَجَعَلَ يَقُولُ: "فِي الرَّفِيقِ الأَعْلَى". حَتَّى قُبِضَ وَمَالَتْ يَدُهُ. قَالَ أَبُو عَبْد اللَّهِ: الْعُلْبَةُ مِنْ الْخَشَبِ. وَالرَّكْوَةُ مِنْ الْأَدَمِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6510