Sahihu i Buhariut — Hadithi 6514

Qetësimi i zemrës · Transmetuesi: Enes ibn Malik Ensariu

Shqip

Humejdiu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Abdullah ibn Ebu Bekër ibn Amër ibn Hazmi se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Të vdekurin e përcjellin tri gjëra, dy prej të cilave kthehen, kurse njëra mbetet me të. Atë e përcjellin familja, pasuria dhe vepra e tij, e në atë rast familja dhe pasuria kthehen, kurse vepra e tij mbetet.”

Arabisht

حَدَّثَنَا الْحُمَيْدِيُّ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ: حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ أَبِي بَكْرِ بْنِ عَمْرِو بْنِ حَزْمٍ: سَمِعَ أَنَسَ بْنَ مَالِكٍ يَقُولُ: قَالَ رَسُولُ اللَّهُ ﷺ: "يَتْبَعُ الْمَيِّتَ ثَلاَثَةٌ، فَيَرْجِعُ اثْنَانِ وَيَبْقَى مَعَهُ وَاحِدٌ، يَتْبَعُهُ أَهْلُهُ وَمَالُهُ وَعَمَلُهُ، فَيَرْجِعُ أَهْلُهُ وَمَالُهُ، وَيَبْقَى عَمَلُهُ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6514