{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/6526",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/6526",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 6526",
  "text": "Muhamed ibn Beshari më ka thënë: Na ka treguar Gunderi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Mugire ibn Numani, e ky nga Seid ibn Xhubejri se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ u ngrit në mesin tonë, për të na mbajtur një fjalim, dhe tha: “Ju do të ringjalleni të zbathur, të zhveshur dhe të pasynetuar: “... Ashtu siç e kemi filluar krijimin e parë, (ashtu) do t'i kthejmë ato (krijesat). Ky është premtimi Ynë. Ne, këtë, me të vërtetë, do ta bëjmë. ” (Enbija, 104) I pari që do të vishet në Ditën e Kiametit, nga të gjitha krijesat, do të jetë Ibrahimi ﷺ. Atëbotë, do të sillen disa persona prej umetit tim dhe do të dërgohen nga ana e majtë, e në atë rast unë do të them: “O Zoti im, ata janë shokët e mi!” - Ti nuk e di çfarë kanë shpikur ata pas teje, - do të më thotë Allahu. Atëherë unë do të them atë që e pati thënë edhe robi i mbarë (Isai): “... Kam qenë dëshmitar derisa kam qenë në mesin e tyre. E pasi më more mua, vetëm Ti ishe Mbikëqyrës i tyre. Nëse Ti i dënon ata, robërit e Tu janë, e, nëse i fal ata, me të vërtetë, vetëm Ti je i Plotfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm.” (Maide, 117-118) Atëherë do të më thuhet: “Ata (pas teje) u tërhoqën dhe u bënë renegatë.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Qetësimi i zemrës",
    "position": 81,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/81/qetesimi-i-zemres"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 6526",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Abdullah ibn Abasi"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنِي مُحَمَّدُ بْنُ بَشَّارٍ: حَدَّثَنَا غُنْدَرٌ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ، عَنِ الْمُغِيرَةِ بْنِ النُّعْمَانِ، عَنْ سَعِيدِ بْنِ جُبَيْرٍ، عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ قَالَ: قَامَ فِينَا النَّبِيُّ ﷺ يَخْطُبُ فَقَالَ: \"إِنَّكُمْ مَحْشُورُونَ حُفَاةً عُرَاةً: ﴿كَمَا بَدَأْنَا أَوَّلَ خَلْقٍ نُّعِيدُهُ ۚ وَعْدًا عَلَيْنَا ۚ إِنَّا كُنَّا فَاعِلِينَ ﴾ [الأنبياء: ١٠٤] وَإِنَّ أَوَّلَ الْخَلاَئِقِ يُكْسَى يَوْمَ الْقِيَامَةِ إِبْرَاهِيمُ، وَإِنَّهُ سَيُجَاءُ بِرِجَالٍ مِنْ أُمَّتِي، فَيُؤْخَذُ بِهِمْ ذَاتَ الشِّمَالِ. فَأَقُولُ: يَا رَبِّ أُصَيْحَابِي. فَيَقُولُ اللهُ: إِنَّكَ لاَ تَدْرِي مَا أَحْدَثُوا بَعْدَكَ. فَأَقُولُ كَمَا قَالَ الْعَبْدُ الصَّالِحُ: ﴿... وَكُنتُ عَلَيْهِمْ شَهِيدًا مَّا دُمْتُ فِيهِمْ ۖ فَلَمَّا تَوَفَّيْتَنِي كُنتَ أَنتَ الرَّقِيبَ عَلَيْهِمْ ۚ وَأَنتَ عَلَىٰ كُلِّ شَيْءٍ شَهِيدٌ * إِن تُعَذِّبْهُمْ فَإِنَّهُمْ عِبَادُكَ ۖ وَإِن تَغْفِرْ لَهُمْ فَإِنَّكَ أَنتَ الْعَزِيزُ الْحَكِيمُ ﴾ [المائدة: ١١٧-١١٨] قَالَ: فَيُقَالُ: إِنَّهُمْ لَمْ يَزَالُوا مُرْتَدِّينَ عَلَى أَعْقَابِهِمْ\".",
    "albanian": "Muhamed ibn Beshari më ka thënë: Na ka treguar Gunderi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Mugire ibn Numani, e ky nga Seid ibn Xhubejri se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ u ngrit në mesin tonë, për të na mbajtur një fjalim, dhe tha: “Ju do të ringjalleni të zbathur, të zhveshur dhe të pasynetuar: “... Ashtu siç e kemi filluar krijimin e parë, (ashtu) do t'i kthejmë ato (krijesat). Ky është premtimi Ynë. Ne, këtë, me të vërtetë, do ta bëjmë. ” (Enbija, 104) I pari që do të vishet në Ditën e Kiametit, nga të gjitha krijesat, do të jetë Ibrahimi ﷺ. Atëbotë, do të sillen disa persona prej umetit tim dhe do të dërgohen nga ana e majtë, e në atë rast unë do të them: “O Zoti im, ata janë shokët e mi!” - Ti nuk e di çfarë kanë shpikur ata pas teje, - do të më thotë Allahu. Atëherë unë do të them atë që e pati thënë edhe robi i mbarë (Isai): “... Kam qenë dëshmitar derisa kam qenë në mesin e tyre. E pasi më more mua, vetëm Ti ishe Mbikëqyrës i tyre. Nëse Ti i dënon ata, robërit e Tu janë, e, nëse i fal ata, me të vërtetë, vetëm Ti je i Plotfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm.” (Maide, 117-118) Atëherë do të më thuhet: “Ata (pas teje) u tërhoqën dhe u bënë renegatë.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/6526.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/6526.json"
  }
}