Sahihu i Buhariut — Hadithi 6527

Qetësimi i zemrës · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Kajs ibn Hafsi na ka thënë: Na ka treguar Halid ibn Harithi, e këtij i ka treguar Hatim ibn Ebu Sagira, e ky nga Abdullah Ibn Ebu Mulejke, e këtij i ka treguar Kasim ibn Muhamed ibn Ebu Bekri se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ju do të ringjalleni të zbathur, të zhveshur dhe të pasynetuar.” - O i Dërguari i Allahut, burra dhe gra së bashku, duke shikuar njëri-tjetrin?! - pyeti Aishja. - “Gjendja do të jetë më e rëndë sesa t'i preokupojë një gjë e tillë”, - ia ktheu i Dërguari i Allahut ﷺ.

Arabisht

حَدَّثَنَا قَيْسُ بْنُ حَفْصٍ: حَدَّثَنَا خَالِدُ بْنُ الْحَارِثِ: حَدَّثَنَا حَاتِمُ بْنُ أَبِي صَغِيرَةَ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ أَبِي مُلَيْكَةَ قَالَ: حَدَّثَنِي الْقَاسِمُ بْنُ مُحَمَّدِ بْنِ أَبِي بَكْرٍ، أَنَّ عَائِشَةَ - رضى الله عنها - قَالَتْ: قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "تُحْشَرُونَ حُفَاةً عُرَاةً غُرْلاً". قَالَتْ عَائِشَةُ: فَقُلْتُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، الرِّجَالُ وَالنِّسَاءُ يَنْظُرُ بَعْضُهُمْ إِلَى بَعْضٍ؟ فَقَالَ: "الأَمْرُ أَشَدُّ مِنْ أَنْ يُهِمَّهُمْ ذَاكِ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6527