Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Shehidët ndahen në pesë lloje: 1. Ai që vdes nga murtaja, 2. Ai që vdes nga dhimbjet e barkut, 3. I mbyturi në ujë, 4. Ai që vdes nga shembja (e ndonjë objekti) dhe 5. Shehidi në rrugën e Allahut.” Po ashtu, ai ka thënë: “Sikur ta dinin njerëzit çfarë (shpërblimi) përmban ezani dhe safi i parë, e për këtë të mos u mbetej asnjë zgjidhje tjetër (për ta arritur atë shpërblim) , përveçse duke hedhur short mes vete, atëherë do të hidhnin short.”
ثُمَّ قَالَ: "الشُّهَدَاءُ خَمْسَةٌ: ١. الْمَطْعُونُ، ٢. وَالْمَبْطُونُ، ٣. وَالْغَرِيقُ، ٤. وَصَاحِبُ الْهَدْمِ، ٥. وَالشَّهِيدُ فِي سَبِيلِ اللَّهِ". وَقَالَ: "لَوْ يَعْلَمُ النَّاسُ مَا فِي النِّدَاءِ وَالصَّفِّ الأَوَّلِ ثُمَّ لَمْ يَجِدُوا إِلاَّ أَنْ يَسْتَهِمُوا لاَسْتَهَمُوا عَلَيْهِ".