Salt ibn Muhamedi më ka thënë: Na ka treguar Jezid ibn Zureji (në lidhje me ajetin): "Ne do ta shkulim urrejtjen nga kraharori i tyre.” Seidi na ka transmetuar nga Katadja, e ky prej Ebu Mutevekil Naxhiu se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Pasi besimtarët (e kalojnë Urën e Siratit dhe) shpëtojnë prej Zjarrit, do të ngujohen në Kantare , mes Xhenetit dhe Zjarrit, ku do të paguajnë për padrejtësitë që i kanë bërë njëri-tjetrit në këtë botë. Pasi të dëliren dhe të pastrohen, u lejohet të hyjnë në Xhenet. Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti i Muhamedit, se secili prej tyre do ta njohë rrugën për te shtëpia e tij në Xhenet më mirë sesa e njeh rrugën për te shtëpia e vet në dynja.”
حَدَّثَنِي الصَّلْتُ بْنُ مُحَمَّدٍ: حَدَّثَنَا يَزِيدُ بْنُ زُرَيْعٍ، ﴿وَنَزَعْنَا مَا فِي صُدُورِهِمْ مِنْ غِلٍّ﴾ قَالَ: حَدَّثَنَا سَعِيدٌ عَنْ قَتَادَةَ عَنْ أَبِي الْمُتَوَكِّلِ النَّاجِيِّ: أَنَّ أَبَا سَعِيدٍ الْخُدْرِيَّ - رضى الله عنه - قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "يَخْلُصُ الْمُؤْمِنُونَ مِنَ النَّارِ، فَيُحْبَسُونَ عَلَى قَنْطَرَةٍ بَيْنَ الْجَنَّةِ وَالنَّارِ، فَيُقَصُّ لِبَعْضِهِمْ مِنْ بَعْضٍ، مَظَالِمُ كَانَتْ بَيْنَهُمْ فِي الدُّنْيَا، حَتَّى إِذَا هُذِّبُوا وَنُقُّوا أُذِنَ لَهُمْ فِي دُخُولِ الْجَنَّةِ، فَوَالَّذِي نَفْسُ مُحَمَّدٍ بِيَدِهِ لأَحَدُهُمْ أَهْدَى بِمَنْزِلِهِ فِي الْجَنَّةِ مِنْهُ بِمَنْزِلِهِ كَانَ فِي الدُّنْيَا".