Is'hak ibn Mensuri më ka thënë: Na ka treguar Revh ibn Ubade, e këtij i ka treguar Hatim ibn Ebu Sagira, e këtij i ka treguar Abdullah Ibn Ebu Mulejke, e këtij i ka treguar Kasim ibn Muhamedi se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ai që merret në llogari në Ditën e Kiametit, tashmë është shkatërruar.” Aishja e pyeti: “O i Dërguari i Allahut, a nuk thotë Allahu i Lartësuar: “E atij që i jepet libri, nga ana e djathtë, ai do të llogaritet me një llogari të lehtë.”? (Inshikak, 7-8) I Dërguari i Allahut ﷺ ia ktheu: “Kjo që po thua ti është paraqitja para Allahut, kurse ai që merret në pyetje (hollësisht) , veçse do të jetë i dënuar.”
حَدَّثَنِي إِسْحَاقُ بْنُ مَنْصُورٍ: حَدَّثَنَا رَوْحُ بْنُ عُبَادَةَ: حَدَّثَنَا حَاتِمُ بْنُ أَبِي صَغِيرَةَ: حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ أَبِي مُلَيْكَةَ: حَدَّثَنِي الْقَاسِمُ بْنُ مُحَمَّدٍ: حَدَّثَتْنِي عَائِشَةُ: أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ قَالَ: "لَيْسَ أَحَدٌ يُحَاسَبُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ إِلاَّ هَلَكَ". فَقُلْتُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، أَلَيْسَ قَدْ قَالَ اللَّهُ تَعَالَى: ﴿فَأَمَّا مَنْ أُوتِيَ كِتَابَهُ بِيَمِينِهِ * فَسَوْفَ يُحَاسَبُ حِسَابًا يَسِيرًا﴾ ؟ [الانشقاق: ٧-٨] فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "إِنَّمَا ذَلِكِ الْعَرْضُ، وَلَيْسَ أَحَدٌ يُنَاقَشُ الْحِسَابَ يَوْمَ الْقِيَامَةِ إِلاَّ عُذِّبَ".