{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/6541",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/6541",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 6541",
  "text": "Imran ibn Mejsera na ka thënë: Na ka treguar Ibn Fudajli, e këtij i ka treguar Husajni; [t]: Esid ibn Zejdi më ka thënë: Na ka treguar Hushejmi, e ky nga Husajni se ka thënë: Teksa isha te Seid ibn Xhubejri, më tregoi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “M'u shfaqën përpara popujt dhe ja, ndër ta një pejgamber, të cilin e pasonin një numër i madh njerëzish. Pastaj, një pejgamber tjetër, të cilin e pasonin një grup njerëzish; një pejgamber tjetër, me të cilin ecnin dhjetë pasues; një tjetër me pesë pasues; pastaj kaloi një pejgamber i vetmuar. Kur shikova tutje, pashë një turmë të madhe njerëzish, andaj pyeta: “O Xhibril, a janë këta pasuesit e mi?” - Jo, por shiko në horizont, - më tha ai. Kur, ç'të shoh! Një turmë shumë e madhe njerëzish! Pastaj më tha: “Ata janë umeti yt, shtatëdhjetë mijë në ballë të tyre, nuk do të ketë llogari e as dënim për ta.” - Përse? - e pyeta. - Ata janë njerëz që nuk e përdorin kurimin me kauterizim , nuk kërkojnë t'u bëhet rukje, nuk besojnë në ogure dhe i mbështeten vetëm Zotit të tyre.” Atëherë Ukashe ibn Mihsani u ngrit dhe tha: “Lute Allahun të më bëjë prej tyre!” Pejgamberi ﷺ u lut: “O Allah, bëje prej tyre!” Pas tij u ngrit edhe një tjetër dhe tha: “Lute Allahun të më bëjë prej tyre!” Por, Pejgamberi ﷺ i tha: “Ta kaloi Ukashe.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Qetësimi i zemrës",
    "position": 81,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/81/qetesimi-i-zemres"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 6541",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Abdullah ibn Abasi"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا عِمْرَانُ بْنُ مَيْسَرَةَ: حَدَّثَنَا ابْنُ فُضَيْلٍ: حَدَّثَنَا حُصَيْنٌ؛ [ح:] وَحَدَّثَنِي أَسِيدُ بْنُ زَيْدٍ: حَدَّثَنَا هُشَيْمٌ، عَنْ حُصَيْنٍ قَالَ: كُنْتُ عِنْدَ سَعِيدِ بْنِ جُبَيْرٍ فَقَالَ: حَدَّثَنِي ابْنُ عَبَّاسٍ قَالَ: قَالَ النَّبِيُّ ﷺ: \"عُرِضَتْ عَلَىَّ الأُمَمُ، فَأَخَذَ النَّبِيُّ يَمُرُّ مَعَهُ الأُمَّةُ، وَالنَّبِيُّ يَمُرُّ مَعَهُ النَّفَرُ، وَالنَّبِيُّ يَمُرُّ مَعَهُ الْعَشَرَةُ، وَالنَّبِيُّ يَمُرُّ مَعَهُ الْخَمْسَةُ، وَالنَّبِيُّ يَمُرُّ وَحْدَهُ، فَنَظَرْتُ فَإِذَا سَوَادٌ كَثِيرٌ قُلْتُ: يَا جِبْرِيلُ هَؤُلاَءِ أُمَّتِي؟ قَالَ: لاَ وَلَكِنِ انْظُرْ إِلَى الأُفُقِ. فَنَظَرْتُ فَإِذَا سَوَادٌ كَثِيرٌ. قَالَ: هَؤُلاَءِ أُمَّتُكَ، وَهَؤُلاَءِ سَبْعُونَ أَلْفًا قُدَّامَهُمْ، لاَ حِسَابَ عَلَيْهِمْ وَلاَ عَذَابَ. قُلْتُ: وَلِمَ؟ قَالَ: كَانُوا لاَ يَكْتَوُونَ، وَلاَ يَسْتَرْقُونَ، وَلاَ يَتَطَيَّرُونَ، وَعَلَى رَبِّهِمْ يَتَوَكَّلُونَ\". فَقَامَ إِلَيْهِ عُكَّاشَةُ بْنُ مِحْصَنٍ فَقَالَ: ادْعُ اللَّهَ أَنْ يَجْعَلَنِي مِنْهُمْ. قَالَ: \"اللَّهُمَّ اجْعَلْهُ مِنْهُمْ\". ثُمَّ قَامَ إِلَيْهِ رَجُلٌ آخَرُ قَالَ: ادْعُ اللَّهَ أَنْ يَجْعَلَنِي مِنْهُمْ. قَالَ: \"سَبَقَكَ بِهَا عُكَّاشَةُ\".",
    "albanian": "Imran ibn Mejsera na ka thënë: Na ka treguar Ibn Fudajli, e këtij i ka treguar Husajni; [t]: Esid ibn Zejdi më ka thënë: Na ka treguar Hushejmi, e ky nga Husajni se ka thënë: Teksa isha te Seid ibn Xhubejri, më tregoi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “M'u shfaqën përpara popujt dhe ja, ndër ta një pejgamber, të cilin e pasonin një numër i madh njerëzish. Pastaj, një pejgamber tjetër, të cilin e pasonin një grup njerëzish; një pejgamber tjetër, me të cilin ecnin dhjetë pasues; një tjetër me pesë pasues; pastaj kaloi një pejgamber i vetmuar. Kur shikova tutje, pashë një turmë të madhe njerëzish, andaj pyeta: “O Xhibril, a janë këta pasuesit e mi?” - Jo, por shiko në horizont, - më tha ai. Kur, ç'të shoh! Një turmë shumë e madhe njerëzish! Pastaj më tha: “Ata janë umeti yt, shtatëdhjetë mijë në ballë të tyre, nuk do të ketë llogari e as dënim për ta.” - Përse? - e pyeta. - Ata janë njerëz që nuk e përdorin kurimin me kauterizim , nuk kërkojnë t'u bëhet rukje, nuk besojnë në ogure dhe i mbështeten vetëm Zotit të tyre.” Atëherë Ukashe ibn Mihsani u ngrit dhe tha: “Lute Allahun të më bëjë prej tyre!” Pejgamberi ﷺ u lut: “O Allah, bëje prej tyre!” Pas tij u ngrit edhe një tjetër dhe tha: “Lute Allahun të më bëjë prej tyre!” Por, Pejgamberi ﷺ i tha: “Ta kaloi Ukashe.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/6541.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/6541.json"
  }
}