Sahihu i Buhariut — Hadithi 6548

Qetësimi i zemrës · Transmetuesi: Abdullah ibn Omeri

Shqip

Muadh ibn Esedi na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Omer ibn Muhamed ibn Zejdi, e ky nga babai i tij se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Pasi banorët e Xhenetit të hyjnë në Xhenet dhe banorët e Zjarrit në Zjarr, do të sillet vdekja (në formë të dashit) , e cila do të vendoset mes Xhenetit dhe Zjarrit, ku do të theret. Pastaj, një thirrës thërret: “O ju banorët e Xhenetit, nuk do të ketë më vdekje! O ju banorët e Zjarrit, nuk do ketë më vdekje!” Atëherë banorëve të Xhenetit u shtohet gëzimi edhe më shumë, kurse banorëve të Zjarrit u shtohet pikëllimi edhe më tepër.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُعَاذُ بْنُ أَسَدٍ: أَخْبَرَنَا عَبْدُ اللَّهِ: أَخْبَرَنَا عُمَرُ بْنُ مُحَمَّدِ بْنِ زَيْدٍ، عَنْ أَبِيهِ: أَنَّهُ حَدَّثَهُ عَنِ ابْنِ عُمَرَ قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "إِذَا صَارَ أَهْلُ الْجَنَّةِ إِلَى الْجَنَّةِ، وَأَهْلُ النَّارِ إِلَى النَّارِ، جِيءَ بِالْمَوْتِ حَتَّى يُجْعَلَ بَيْنَ الْجَنَّةِ وَالنَّارِ، ثُمَّ يُذْبَحُ، ثُمَّ يُنَادِي مُنَادٍ: يَا أَهْلَ الْجَنَّةِ لاَ مَوْتَ، يَا أَهْلَ النَّارِ لاَ مَوْتَ، فَيَزْدَادُ أَهْلُ الْجَنَّةِ فَرَحًا إِلَى فَرَحِهِمْ. وَيَزْدَادُ أَهْلُ النَّارِ حُزْنًا إِلَى حُزْنِهِمْ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6548