Sahihu i Buhariut — Hadithi 656

Ezani · Transmetuesi: Enes ibn Malik Ensariu

Shqip

Ibn Ebu Merjemi na ka thënë: Na ka rrëfyer Jahja ibn Ejubi, e këtij i ka treguar Humejdi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se fisi benu selime donin ta ndërronin vendbanimin e tyre e të vendoseshin më afër Pejgamberit ﷺ. Por, i Dërguari i Allahut ﷺ nuk pëlqente që pjesë të Medinës të mbeteshin të zbrazëta, andaj u tha: “A nuk po e llogaritni shpërblimin për gjurmët tuaja ?” Muxhahidi ka thënë: “Hapat tuaj janë gjurmët tuaja dhe ecja në këmbë nëpër tokë.”

Arabisht

حَدَّثَنَا ابْنُ أَبِي مَرْيَمَ: أَخْبَرَنَا يَحْيَى بْنُ أَيُّوبَ: حَدَّثَنِي حُمَيْدٌ، حَدَّثَنِي أَنَسٌ أَنَّ بَنِي سَلِمَةَ أَرَادُوا أَنْ يَتَحَوَّلُوا عَنْ مَنَازِلِهِمْ، فَيَنْزِلُوا قَرِيبًا مِنَ النَّبِيِّ ﷺ قَالَ: فَكَرِهَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ أَنْ يُعْرُوا الْمَدِينَةَ فَقَالَ: "أَلاَ تَحْتَسِبُونَ آثَارَكُمْ؟". قَالَ مُجَاهِدٌ: خُطَاهُمْ آثَارُهُمْ أَنْ يُمْشَى فِي الأَرْضِ بِأَرْجُلِهِمْ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/656