Musai na ka thënë: Na ka treguar Vuhejbi, e këtij i ka treguar Amër ibn Jahjai, e ky nga babai i tij se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kur banorët e Xhenetit të futen në Xhenet dhe banorët e Zjarrit në Zjarr, Allahu i Madhërishëm thotë: “Nxirrni nga Zjarri të gjithë ata që në zemra kanë iman qoftë dhe sa fara e sinapit!” Kështu, nxirren nga Zjarri, pasi që ishin djegur dhe ishin bërë shkrumb. Pastaj, hidhen në Lumin e Jetës dhe mbijnë siç mbin fara në bregun e lumit.” Pejgamberi ﷺ vazhdon: “A nuk e keni parë si mbin e verdhë dhe e përdredhur?”
حَدَّثَنَا مُوسَى: حَدَّثَنَا وُهَيْبٌ: حَدَّثَنَا عَمْرُو بْنُ يَحْيَى، عَنْ أَبِيهِ، عَنْ أَبِي سَعِيدٍ الْخُدْرِيِّ - رضى الله عنه -: أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ قَالَ: "إِذَا دَخَلَ أَهْلُ الْجَنَّةِ الْجَنَّةَ، وَأَهْلُ النَّارِ النَّارَ يَقُولُ اللَّهُ: مَنْ كَانَ فِي قَلْبِهِ مِثْقَالُ حَبَّةٍ مِنْ خَرْدَلٍ مِنْ إِيمَانٍ فَأَخْرِجُوهُ. فَيُخْرَجُونَ قَدِ امْتُحِشُوا وَعَادُوا حُمَمًا، فَيُلْقَوْنَ فِي نَهَرِ الْحَيَاةِ، فَيَنْبُتُونَ كَمَا تَنْبُتُ الْحِبَّةُ فِي حَمِيلِ السَّيْلِ - أَوْ قَالَ: - حَمِيَّةِ السَّيْلِ". وَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "أَلَمْ تَرَوْا أَنَّهَا تَنْبُتُ صَفْرَاءَ مُلْتَوِيَةً؟"