{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/6573",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/6573",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 6573",
  "text": "Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Seidi dhe Ata ibn Jezidi, e këtyre u ka rrëfyer Ebu Hurejra nga Pejgamberi ﷺ... [t]: Mahmudi më ka thënë: Na ka treguar Abdurrezaku, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Zuhriu, e ky nga Ata ibn Jezid Lejthiu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Disa njerëz pyetën: - O i Dërguari i Allahut, a do ta shohim Zotin tonë Ditën e Kiametit? - “A keni vështirësi për ta parë Diellin kur nuk ka re?” - i pyeti Pejgamberi ﷺ. - Jo, o i Dërguari i Allahut, - iu përgjigjën ata. - “Po Hënën kur është e plotë, a keni vështirësi për ta parë kur nuk ka re?” - pyeti sërish Pejgamberi ﷺ. - Jo, o i Dërguari i Allahut, - i thanë. Pastaj Pejgamberi ﷺ u tha: “Në këtë mënyrë do ta shihni Atë, në Ditën e Kiametit. Allahu i tubon njerëzit dhe u thotë: “Secili le t'i shkojë pas atij që e ka adhuruar!” Kështu, ata që e adhuronin Diellin, shkojnë pas tij; ata që e adhuronin Hënën, shkojnë pas saj; ata që i adhuronin idhujt, shkojnë pas tyre. Në fund, mbetet vetëm ky umet, në mesin e tyre edhe hipokritët. Atëherë Allahu do të paraqitet me një pamje që ata nuk e njohin dhe do t'u thotë: - Unë jam Zoti juaj. - Kërkojmë mbrojtjen e Allahut kundrejt teje! Do të qëndrojmë këtu derisa të vijë Zoti ynë, e, kur të vijë Zoti ynë, ne do ta njohim, - thonë ata. Atëherë Allahu do t'u vejë me një pamje që ata e njohin dhe do t'u thotë: - Unë jam Zoti juaj. - Ti je Zoti ynë, - thonë ata dhe e pasojnë Atë. Atëherë vendoset ura përmbi Xhehenem. Unë do të jem i pari që do ta përshkoj. Atë ditë, lutja e pejgamberëve do të jetë: “O Allah, na shpëto! Na shpëto!” Në Xhehenem ka çengela sikurse gjembat e sadanit . A keni parë ndonjëherë gjemba të sadanit?” - Po, o i Dërguari i Allahut, - iu përgjigjën të pranishmit. Pejgamberi ﷺ vazhdoi: “Do të jenë në formë të gjembave të sadanit, por madhësinë e tyre nuk e di askush përveç Allahut ﷻ. Do t'i rrëmbejnë njerëzit në bazë të veprave të tyre: disa do të shkatërrohen për shkak të veprave, disa do të copëtohen (gjatë ecjes në Sirat) e pastaj shpëtojnë. E, kur Allahu të përfundojë gjykimin e robërve të Tij dhe dëshiron të nxjerrë prej Zjarrit kë të dojë prej atyre që kanë dëshmuar fjalën “la ilahe il-lallah”, i urdhëron melekët t'i nxjerrin (nga Zjarri) . Ata do të njihen nga gjurmët e sexhdeve, sepse Allahu ia ka ndaluar Zjarrit t'i djegë gjurmët e sexhdeve të birit të Ademit. Do të dalin prej Zjarrit të shkrumbuar. Pastaj do t'u shtihet një ujë që quhet Uji i Jetës, e do të mbijnë 1 siç mbin fara 2 në mbetjet e vërshimit. Në fund do të mbetet vetëm një njeri me fytyrë nga Zjarri, i cili do të thotë: - O Zot, po më helmon era dhe po më përcëllon nxehtësia e tij, ma largo fytyrën time prej Zjarrit! Kështu, ai vazhdon ta lusë Allahun, derisa Allahu t'i thotë: - Sikur të ta plotësoja këtë , a do të kërkoje diçka tjetër? - Jo, betohem në madhërinë Tënde! Nuk do të kërkoj gjë tjetër, - thotë ai. Atëherë Allahu ia largon fytyrën prej Zjarrit. Pastaj thotë: - O Zot! Më afro te dera e Xhenetit! - A nuk premtove që nuk do të kërkosh më shumë? Mjerë ti, o biri i Ademit, sa shumë që e thyen betimin! - i thotë Allahu ﷻ. Ai prapë vazhdon të lutet, ndërsa Allahu i thotë: - Nëse të plotësohet (edhe) kjo, do të kërkosh diçka tjetër? - Jo, betohem në madhërinë Tënde, nuk do të kërkoj asgjë tjetër! - i betohet dhe i besatohet Allahut sa të dojë Ai, se nuk do të kërkojë diçka tjetër. Pastaj e afron te dera e Xhenetit dhe, kur sheh çfarë ka në të, hesht aq sa të dojë Allahu, pastaj thotë: - O Zot! Më fut në Xhenet! - A nuk më premtove që nuk do të kërkosh diçka tjetër?! Mjerë ti, o biri i Ademit, sa shumë që e thyen betimin! - i thotë Allahu ﷻ. - O Zot! Mos më lër robin më të mjerë, - i drejtohet ai. Vazhdon të lutet derisa Allahu ﷻ të qeshë me të dhe pastaj i lejohet të hyjë në Xhenet. Me të hyrë brenda, i thuhet: “ Kërko ç'të duash!” Ai kërkon e kërkon, pastaj sërish i thuhet: “Kërko ç'të duash!” Ai kërkon e kërkon, derisa t'i shterojë imagjinata, pastaj Allahu ﷻ i thotë: “E gjithë kjo dhe një herë aq të takon ty.” Ebu Hurejra shton: “Ky është personi i fundit që do të hyjë në Xhenet.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Qetësimi i zemrës",
    "position": 81,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/81/qetesimi-i-zemres"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 6573",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Ebu Hurejra"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا أَبُو الْيَمَانِ: أَخْبَرَنَا شُعَيْبٌ، عَنِ الزُّهْرِيِّ قَالَ: أَخْبَرَنِي سَعِيدٌ، وَعَطَاءُ بْنُ يَزِيدَ، أَنَّ أَبَا هُرَيْرَةَ أَخْبَرَهُمَا عَنِ النَّبِيِّ ﷺ؛ [ح:] وَحَدَّثَنِي مَحْمُودٌ: حَدَّثَنَا عَبْدُ الرَّزَّاقِ: أَخْبَرَنَا مَعْمَرٌ، عَنِ الزُّهْرِيِّ، عَنْ عَطَاءِ بْنِ يَزِيدَ اللَّيْثِيِّ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ قَالَ: قَالَ أُنَاسٌ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، هَلْ نَرَى رَبَّنَا يَوْمَ الْقِيَامَةِ؟ فَقَالَ: \"هَلْ تُضَارُّونَ فِي الشَّمْسِ، لَيْسَ دُونَهَا سَحَابٌ؟\" قَالُوا: لاَ يَا رَسُولَ اللَّهِ. قَالَ: \"هَلْ تُضَارُّونَ فِي الْقَمَرِ لَيْلَةَ الْبَدْرِ، لَيْسَ دُونَهُ سَحَابٌ؟\" قَالُوا: لاَ يَا رَسُولَ اللَّهِ. قَالَ: \"فَإِنَّكُمْ تَرَوْنَهُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ كَذَلِكَ، يَجْمَعُ اللَّهُ النَّاسَ فَيَقُولُ: مَنْ كَانَ يَعْبُدُ شَيْئًا فَلْيَتَّبِعْهُ، فَيَتْبَعُ مَنْ كَانَ يَعْبُدُ الشَّمْسَ، وَيَتْبَعُ مَنْ كَانَ يَعْبُدُ الْقَمَرَ، وَيَتْبَعُ مَنْ كَانَ يَعْبُدُ الطَّوَاغِيتَ. وَتَبْقَى هَذِهِ الأُمَّةُ فِيهَا مُنَافِقُوهَا، فَيَأْتِيهِمُ اللَّهُ فِي غَيْرِ الصُّورَةِ الَّتِي يَعْرِفُونَ فَيَقُولُ: أَنَا رَبُّكُمْ. فَيَقُولُونَ: نَعُوذُ بِاللَّهِ مِنْكَ، هَذَا مَكَانُنَا حَتَّى يَأْتِيَنَا رَبُّنَا، فَإِذَا أَتَانَا رَبُّنَا عَرَفْنَاهُ فَيَأْتِيهِمُ اللَّهُ فِي الصُّورَةِ الَّتِي يَعْرِفُونَ فَيَقُولُ: أَنَا رَبُّكُمْ. فَيَقُولُونَ: أَنْتَ رَبُّنَا، فَيَتْبَعُونَهُ وَيُضْرَبُ جِسْرُ جَهَنَّمَ\". قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: \"فَأَكُونُ أَوَّلَ مَنْ يُجِيزُ، وَدُعَاءُ الرُّسُلِ يَوْمَئِذٍ: اللَّهُمَّ سَلِّمْ سَلِّمْ، وَبِهِ كَلاَلِيبُ مِثْلُ شَوْكِ السَّعْدَانِ، أَمَا رَأَيْتُمْ شَوْكَ السَّعْدَانِ؟\" قَالُوا: بَلَى يَا رَسُولَ اللَّهِ. قَالَ: \"فَإِنَّهَا مِثْلُ شَوْكِ السَّعْدَانِ، غَيْرَ أَنَّهَا لاَ يَعْلَمُ قَدْرَ عِظَمِهَا إِلاَّ اللَّهُ، فَتَخْطَفُ النَّاسَ بِأَعْمَالِهِمْ، مِنْهُمُ الْمُوبَقُ، بِعَمَلِهِ وَمِنْهُمُ الْمُخَرْدَلُ، ثُمَّ يَنْجُو. حَتَّى إِذَا فَرَغَ اللَّهُ مِنَ الْقَضَاءِ بَيْنَ عِبَادِهِ، وَأَرَادَ أَنْ يُخْرِجَ مِنَ النَّارِ مَنْ أَرَادَ أَنْ يُخْرِجَ، مِمَّنْ كَانَ يَشْهَدُ أَنْ لاَ إِلَهَ إِلاَّ اللَّهُ، أَمَرَ الْمَلاَئِكَةَ أَنْ يُخْرِجُوهُمْ، فَيَعْرِفُونَهُمْ بِعَلاَمَةِ آثَارِ السُّجُودِ، وَحَرَّمَ اللَّهُ عَلَى النَّارِ أَنْ تَأْكُلَ مِنِ ابْنِ آدَمَ أَثَرَ السُّجُودِ. فَيُخْرِجُونَهُمْ قَدِ امْتُحِشُوا، فَيُصَبُّ عَلَيْهِمْ مَاءٌ يُقَالُ لَهُ: مَاءُ الْحَيَاةِ، فَيَنْبُتُونَ نَبَاتَ الْحِبَّةِ فِي حَمِيلِ السَّيْلِ، وَيَبْقَى رَجُلٌ مُقْبِلٌ بِوَجْهِهِ عَلَى النَّارِ. فَيَقُولُ: يَا رَبِّ قَدْ قَشَبَنِي رِيحُهَا وَأَحْرَقَنِي ذَكَاؤُهَا، فَاصْرِفْ وَجْهِي عَنِ النَّارِ فَلاَ يَزَالُ يَدْعُو اللَّهَ. فَيَقُولُ: لَعَلَّكَ إِنْ أَعْطَيْتُكَ أَنْ تَسْأَلَنِي غَيْرَهُ. فَيَقُولُ: لاَ وَعِزَّتِكَ لاَ أَسْأَلُكَ غَيْرَهُ. فَيَصْرِفُ وَجْهَهُ عَنِ النَّارِ. ثُمَّ يَقُولُ بَعْدَ ذَلِكَ: يَا رَبِّ قَرِّبْنِي إِلَى باب الْجَنَّةِ. فَيَقُولُ: أَلَيْسَ قَدْ زَعَمْتَ أَنْ لاَ تَسْأَلْنِي غَيْرَهُ؟ وَيْلَكَ ابْنَ آدَمَ مَا أَغْدَرَكَ. فَلاَ يَزَالُ يَدْعُو. فَيَقُولُ: لَعَلِّي إِنْ أَعْطَيْتُكَ ذَلِكَ تَسْأَلَنِي غَيْرَهُ. فَيَقُولُ: لاَ وَعِزَّتِكَ لاَ أَسْأَلُكَ غَيْرَهُ. فَيُعْطِي اللَّهَ مِنْ عُهُودٍ وَمَوَاثِيقَ أَنْ لاَ يَسْأَلَهُ غَيْرَهُ. فَيُقَرِّبُهُ إِلَى باب الْجَنَّةِ. فَإِذَا رَأَى مَا فِيهَا سَكَتَ مَا شَاءَ اللَّهُ أَنْ يَسْكُتَ، ثُمَّ يَقُولُ: رَبِّ أَدْخِلْنِي الْجَنَّةَ. ثُمَّ يَقُولُ: أَوَلَيْسَ قَدْ زَعَمْتَ أَنْ لاَ تَسْأَلَنِي غَيْرَهُ؟ وَيْلَكَ يَا ابْنَ آدَمَ مَا أَغْدَرَكَ. فَيَقُولُ: يَا رَبِّ لاَ تَجْعَلْنِي أَشْقَى خَلْقِكَ. فَلاَ يَزَالُ يَدْعُو حَتَّى يَضْحَكَ، فَإِذَا ضَحِكَ مِنْهُ أَذِنَ لَهُ بِالدُّخُولِ فِيهَا. فَإِذَا دَخَلَ فِيهَا. قِيلَ: تَمَنَّ مِنْ كَذَا. فَيَتَمَنَّى، ثُمَّ يُقَالُ لَهُ: تَمَنَّ مِنْ كَذَا. فَيَتَمَنَّى حَتَّى تَنْقَطِعَ بِهِ الأَمَانِيُّ فَيَقُولُ لَهُ: هَذَا لَكَ وَمِثْلُهُ مَعَهُ\". قَالَ أَبُو هُرَيْرَةَ: وَذَلِكَ الرَّجُلُ آخِرُ أَهْلِ الْجَنَّةِ دُخُولاً.",
    "albanian": "Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Seidi dhe Ata ibn Jezidi, e këtyre u ka rrëfyer Ebu Hurejra nga Pejgamberi ﷺ... [t]: Mahmudi më ka thënë: Na ka treguar Abdurrezaku, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Zuhriu, e ky nga Ata ibn Jezid Lejthiu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Disa njerëz pyetën: - O i Dërguari i Allahut, a do ta shohim Zotin tonë Ditën e Kiametit? - “A keni vështirësi për ta parë Diellin kur nuk ka re?” - i pyeti Pejgamberi ﷺ. - Jo, o i Dërguari i Allahut, - iu përgjigjën ata. - “Po Hënën kur është e plotë, a keni vështirësi për ta parë kur nuk ka re?” - pyeti sërish Pejgamberi ﷺ. - Jo, o i Dërguari i Allahut, - i thanë. Pastaj Pejgamberi ﷺ u tha: “Në këtë mënyrë do ta shihni Atë, në Ditën e Kiametit. Allahu i tubon njerëzit dhe u thotë: “Secili le t'i shkojë pas atij që e ka adhuruar!” Kështu, ata që e adhuronin Diellin, shkojnë pas tij; ata që e adhuronin Hënën, shkojnë pas saj; ata që i adhuronin idhujt, shkojnë pas tyre. Në fund, mbetet vetëm ky umet, në mesin e tyre edhe hipokritët. Atëherë Allahu do të paraqitet me një pamje që ata nuk e njohin dhe do t'u thotë: - Unë jam Zoti juaj. - Kërkojmë mbrojtjen e Allahut kundrejt teje! Do të qëndrojmë këtu derisa të vijë Zoti ynë, e, kur të vijë Zoti ynë, ne do ta njohim, - thonë ata. Atëherë Allahu do t'u vejë me një pamje që ata e njohin dhe do t'u thotë: - Unë jam Zoti juaj. - Ti je Zoti ynë, - thonë ata dhe e pasojnë Atë. Atëherë vendoset ura përmbi Xhehenem. Unë do të jem i pari që do ta përshkoj. Atë ditë, lutja e pejgamberëve do të jetë: “O Allah, na shpëto! Na shpëto!” Në Xhehenem ka çengela sikurse gjembat e sadanit . A keni parë ndonjëherë gjemba të sadanit?” - Po, o i Dërguari i Allahut, - iu përgjigjën të pranishmit. Pejgamberi ﷺ vazhdoi: “Do të jenë në formë të gjembave të sadanit, por madhësinë e tyre nuk e di askush përveç Allahut ﷻ. Do t'i rrëmbejnë njerëzit në bazë të veprave të tyre: disa do të shkatërrohen për shkak të veprave, disa do të copëtohen (gjatë ecjes në Sirat) e pastaj shpëtojnë. E, kur Allahu të përfundojë gjykimin e robërve të Tij dhe dëshiron të nxjerrë prej Zjarrit kë të dojë prej atyre që kanë dëshmuar fjalën “la ilahe il-lallah”, i urdhëron melekët t'i nxjerrin (nga Zjarri) . Ata do të njihen nga gjurmët e sexhdeve, sepse Allahu ia ka ndaluar Zjarrit t'i djegë gjurmët e sexhdeve të birit të Ademit. Do të dalin prej Zjarrit të shkrumbuar. Pastaj do t'u shtihet një ujë që quhet Uji i Jetës, e do të mbijnë 1 siç mbin fara 2 në mbetjet e vërshimit. Në fund do të mbetet vetëm një njeri me fytyrë nga Zjarri, i cili do të thotë: - O Zot, po më helmon era dhe po më përcëllon nxehtësia e tij, ma largo fytyrën time prej Zjarrit! Kështu, ai vazhdon ta lusë Allahun, derisa Allahu t'i thotë: - Sikur të ta plotësoja këtë , a do të kërkoje diçka tjetër? - Jo, betohem në madhërinë Tënde! Nuk do të kërkoj gjë tjetër, - thotë ai. Atëherë Allahu ia largon fytyrën prej Zjarrit. Pastaj thotë: - O Zot! Më afro te dera e Xhenetit! - A nuk premtove që nuk do të kërkosh më shumë? Mjerë ti, o biri i Ademit, sa shumë që e thyen betimin! - i thotë Allahu ﷻ. Ai prapë vazhdon të lutet, ndërsa Allahu i thotë: - Nëse të plotësohet (edhe) kjo, do të kërkosh diçka tjetër? - Jo, betohem në madhërinë Tënde, nuk do të kërkoj asgjë tjetër! - i betohet dhe i besatohet Allahut sa të dojë Ai, se nuk do të kërkojë diçka tjetër. Pastaj e afron te dera e Xhenetit dhe, kur sheh çfarë ka në të, hesht aq sa të dojë Allahu, pastaj thotë: - O Zot! Më fut në Xhenet! - A nuk më premtove që nuk do të kërkosh diçka tjetër?! Mjerë ti, o biri i Ademit, sa shumë që e thyen betimin! - i thotë Allahu ﷻ. - O Zot! Mos më lër robin më të mjerë, - i drejtohet ai. Vazhdon të lutet derisa Allahu ﷻ të qeshë me të dhe pastaj i lejohet të hyjë në Xhenet. Me të hyrë brenda, i thuhet: “ Kërko ç'të duash!” Ai kërkon e kërkon, pastaj sërish i thuhet: “Kërko ç'të duash!” Ai kërkon e kërkon, derisa t'i shterojë imagjinata, pastaj Allahu ﷻ i thotë: “E gjithë kjo dhe një herë aq të takon ty.” Ebu Hurejra shton: “Ky është personi i fundit që do të hyjë në Xhenet.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/6573.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/6573.json"
  }
}