Sahihu i Buhariut — Hadithi 6595

Kaderi (Përcaktimi) · Transmetuesi: Enes ibn Malik Ensariu

Shqip

Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Hamadi, e ky nga Ubejdullah ibn Ebu Bekër ibn Enesi se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Allahu i ka lënë një meleku për detyrë mitrën, i cili (për secilën fazë) thotë: “O Zoti im, embrion. O Zoti im, gjak i ngjizur. O Zoti im, copë mishi.” E, kur të vijë koha që Allahu ta kompletojë krijimin e tij, (meleku) thotë: “O Zoti im, mashkull apo femër? O Zoti im, fatzi apo i lumtur? Sa furnizim e sa jetëgjatësi?” Pra, këto i shkruhen duke qenë në barkun e nënës.”

Arabisht

حَدَّثَنَا سُلَيْمَانُ بْنُ حَرْبٍ: حَدَّثَنَا حَمَّادٌ، عَنْ عُبَيْدِ اللَّهِ بْنِ أَبِي بَكْرِ بْنِ أَنَسٍ، عَنْ أَنَسِ بْنِ مَالِكٍ - رضى الله عنه - عَنِ النَّبِيِّ ﷺ قَالَ: "وَكَّلَ اللَّهُ بِالرَّحِمِ مَلَكًا فَيَقُولُ: أَىْ رَبِّ نُطْفَةٌ، أَىْ رَبِّ عَلَقَةٌ، أَىْ رَبِّ مُضْغَةٌ. فَإِذَا أَرَادَ اللَّهُ أَنْ يَقْضِيَ خَلْقَهَا قَالَ: أَىْ رَبِّ ذَكَرٌ أَمْ أُنْثَى؟ أَشَقِيٌّ أَمْ سَعِيدٌ؟ فَمَا الرِّزْقُ؟ فَمَا الأَجَلُ؟ فَيُكْتَبُ كَذَلِكَ فِي بَطْنِ أُمِّهِ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6595