Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Maliku, e ky nga Is'hak ibn Abdullah ibn Ebu Talhai, e këtij i ka rrëfyer Ebu Murra, i çrobëruari i Akil ibn Ebu Talibit, se Ebu Vakid Lejthiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, ndërsa një ditë i Dërguari i Allahut ﷺ ishte ulur në xhami me disa njerëz, erdhën tre persona, dy prej të cilëve iu afruan të Dërguarit të Allahut ﷺ, kurse i treti u largua. Ata dy iu bashkëngjitën tubimit të Dërguarit të Allahut ﷺ: njëri zuri vend në rrethin e formuar nga të pranishmit, e tjetri u ul mbrapa tyre. Ndërkaq, i treti i ktheu shpinën dhe u largua. Kur i Dërguari i Allahut ﷺ mbaroi fjalimin e tij, tha: “A t'ju tregoj për këta tre persona? I pari u strehua tek Allahu, andaj Allahu e strehoi; I dyti u turpërua, andaj edhe Allahu u turpërua prej tij (që ta linte pa e shpërblyer) ; kurse I treti ktheu shpinën dhe u largua, kësisoj edhe Allahu u largua prej tij . ”
حَدَّثَنَا إِسْمَاعِيلُ قَالَ: حَدَّثَنِي مَالِكٌ، عَنْ إِسْحَاقَ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ أَبِي طَلْحَةَ: أَنَّ أَبَا مُرَّةَ، مَوْلَى عَقِيلِ بْنِ أَبِي طَالِبٍ أَخْبَرَهُ عَنْ أَبِي وَاقِدٍ اللَّيْثِيِّ، أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ بَيْنَمَا هُوَ جَالِسٌ فِي الْمَسْجِدِ وَالنَّاسُ مَعَهُ، إِذْ أَقْبَلَ ثَلاَثَةُ نَفَرٍ، فَأَقْبَلَ اثْنَانِ إِلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ وَذَهَبَ وَاحِدٌ قَالَ: فَوَقَفَا عَلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فَأَمَّا أَحَدُهُمَا فَرَأَى فُرْجَةً فِي الْحَلْقَةِ فَجَلَسَ فِيهَا، وَأَمَّا الآخَرُ فَجَلَسَ خَلْفَهُمْ، وَأَمَّا الثَّالِثُ فَأَدْبَرَ ذَاهِبًا، فَلَمَّا فَرَغَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ قَالَ: "أَلاَ أُخْبِرُكُمْ عَنِ النَّفَرِ الثَّلاَثَةِ: ١. أَمَّا أَحَدُهُمْ فَأَوَى إِلَى اللَّهِ، فَآوَاهُ اللَّهُ إِلَيْهِ، ٢. وَأَمَّا الآخَرُ فَاسْتَحْيَا، فَاسْتَحْيَا اللَّهُ مِنْهُ، ٣. وَأَمَّا الآخَرُ فَأَعْرَضَ، فَأَعْرَضَ اللَّهُ عَنْهُ".