Sahihu i Buhariut — Hadithi 6604

Kaderi (Përcaktimi) · Transmetuesi: Hudhejfe ibn Jemani

Shqip

Musa ibn Mesudi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Ameshi, e ky nga Ebu Vaili se Hudhejfe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ na mbajti një ligjëratë, ku përmendi çdo ndodhi deri në Kiamet. E ka mbajtur në mend kush e ka mbajtur dhe e ka harruar kush e ka harruar. Kishte raste kur shihja diçka që e kisha harruar, porse më pas më kujtohej, sikurse njeriut që i kujtohet personi që ka munguar për një kohë kur e sheh sërish. ”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُوسَى بْنُ مَسْعُودٍ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ، عَنِ الأَعْمَشِ، عَنْ أَبِي وَائِلٍ، عَنْ حُذَيْفَةَ - رضى الله عنه - قَالَ: لَقَدْ خَطَبَنَا النَّبِيُّ ﷺ خُطْبَةً، مَا تَرَكَ فِيهَا شَيْئًا إِلَى قِيَامِ السَّاعَةِ إِلاَّ ذَكَرَهُ، عَلِمَهُ مَنْ عَلِمَهُ، وَجَهِلَهُ مَنْ جَهِلَهُ، إِنْ كُنْتُ لَأَرَى الشَّىْءَ قَدْ نَسِيتُ، فَأَعْرِفُ مَا يَعْرِفُ الرَّجُلُ إِذَا غَابَ عَنْهُ فَرَآهُ فَعَرَفَهُ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6604