Hiban ibn Musai na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Zuhriu, e ky nga Seid ibn Musejebi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Morëm pjesë në Betejën e Hajberit së bashku me të Dërguarin e Allahut ﷺ. Aty, i Dërguari i Allahut ﷺ, për një burrë që pretendonte se ishte musliman, tha: “Ai është banor i Zjarrit.” Kur filloi lufta, burri në fjalë luftoi furishëm dhe mori shumë plagë, të cilat e rrëzuan përdhe. Njëri prej shokëve të Pejgamberit ﷺ erdhi dhe tha: “O i Dërguari i Allahut, personi për të cilin the se është banor i Zjarrit, luftoi furishëm në rrugën e Allahut dhe mori shumë plagë?!” Pejgamberi ﷺ sërish tha: “Ai është banor i Zjarrit.” Atëherë, disa muslimanë pothuajse u lëkundën nga besimi. Por, duke qenë në këtë gjendje, burri në fjalë ndjeu dhembjet e plagëve, andaj zgjati dorën dhe nga trasta nxori një shigjetë, me të cilën vrau veten. Kështu, disa muslimanë shpejtuan për tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe thanë: “O i Dërguari i Allahut, Allahu ta vërtetoi fjalën: filani vrau veten.” Atëherë Pejgamberi ﷺ tha: “O Bilal, ngrihu dhe lajmëroji njerëzit se në Xhenet do të hyjë vetëm besimtari dhe se Allahu e ndihmon këtë fe edhe me njeriun e prishur!”
حَدَّثَنَا حِبَّانُ بْنُ مُوسَى: أَخْبَرَنَا عَبْدُ اللَّهِ: أَخْبَرَنَا مَعْمَرٌ، عَنِ الزُّهْرِيِّ، عَنْ سَعِيدِ بْنِ الْمُسَيَّبِ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ - رضى الله عنه - قَالَ: شَهِدْنَا مَعَ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ خَيْبَرَ فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ لِرَجُلٍ مِمَّنْ مَعَهُ يَدَّعِي الإِسْلاَمَ: "هَذَا مِنْ أَهْلِ النَّارِ". فَلَمَّا حَضَرَ الْقِتَالُ قَاتَلَ الرَّجُلُ مِنْ أَشَدِّ الْقِتَالِ، وَكَثُرَتْ بِهِ الْجِرَاحُ فَأَثْبَتَتْهُ، فَجَاءَ رَجُلٌ مِنْ أَصْحَابِ النَّبِيِّ ﷺ فَقَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، أَرَأَيْتَ الَّذِي تَحَدَّثْتَ أَنَّهُ مِنْ أَهْلِ النَّارِ؟ قَدْ قَاتَلَ فِي سَبِيلِ اللَّهِ مِنْ أَشَدِّ الْقِتَالِ، فَكَثُرَتْ بِهِ الْجِرَاحُ. فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "أَمَا إِنَّهُ مِنْ أَهْلِ النَّارِ". فَكَادَ بَعْضُ الْمُسْلِمِينَ يَرْتَابُ. فَبَيْنَمَا هُوَ عَلَى ذَلِكَ إِذْ وَجَدَ الرَّجُلُ أَلَمَ الْجِرَاحِ فَأَهْوَى بِيَدِهِ إِلَى كِنَانَتِهِ، فَانْتَزَعَ مِنْهَا سَهْمًا فَانْتَحَرَ بِهَا، فَاشْتَدَّ رِجَالٌ مِنَ الْمُسْلِمِينَ إِلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فَقَالُوا: يَا رَسُولَ اللَّهِ، صَدَّقَ اللَّهُ حَدِيثَكَ، قَدِ انْتَحَرَ فُلاَنٌ فَقَتَلَ نَفْسَهُ. فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "يَا بِلاَلُ، قُمْ فَأَذِّنْ: لاَ يَدْخُلُ الْجَنَّةَ إِلاَّ مُؤْمِنٌ، وَإِنَّ اللَّهَ لَيُؤَيِّدُ هَذَا الدِّينَ بِالرَّجُلِ الْفَاجِرِ " .