{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/6607",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/6607",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 6607",
  "text": "Seid ibn Ebu Merjemi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Gasani, e këtij i ka treguar Ebu Hazimi se Sehël ibn Sad Saidiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, në një betejë, ku mori pjesë një burrë, më trimi ndër muslimanët, Pejgamberi ﷺ e shikoi dhe tha: “Po qe se dikush dëshiron të shohë një banor të Zjarrit, le ta shikojë këtë!” Si rrjedhojë, një tjetër i shkoi pas për ta përcjellë. Teksa ai luftonte me ashpërsi kundër idhujtarëve, u plagos rëndë dhe vendosi ta përshpejtojë vdekjen duke u rënduar me gjoks në majën e shpatës, saqë i doli mbrapa mes shpatullave. Personi që po e përcillte, me nxitim, shkoi te Pejgamberi ﷺ dhe tha: “Unë dëshmoj se ti je i Dërguari i Allahut!” - “Përse ashtu?” - e pyeti Pejgamberi ﷺ. - Personi për të cilin the: “Po qe se dikush dëshiron të shohë një banor të Zjarrit, le ta shikojë këtë!” - që ishte më trimi ndër muslimanët, u binda se ai nuk do të vdesë në atë gjendje, prandaj, kur u plagos, e përshpejtoi vdekjen dhe e vrau veten, - tha ai. I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Ka raste kur robi (në sy të njerëzve) punon vepra të banorëve të Zjarrit, por, ç'është e vërteta, ai është banor i Xhenetit. Po ashtu, ka raste kur ndokush punon vepra të banorëve të Xhenetit, por, ç'është e vërteta, ai është banor i Zjarrit. Pra, veprat llogariten sipas përfundimit të tyre.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Kaderi (Përcaktimi)",
    "position": 82,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/82/kaderi-percaktimi"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 6607",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Sehël ibn Sad Saidiu"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا سَعِيدُ بْنُ أَبِي مَرْيَمَ: حَدَّثَنَا أَبُو غَسَّانَ: حَدَّثَنِي أَبُو حَازِمٍ، عَنْ سَهْلٍ، أَنَّ رَجُلاً، مِنْ أَعْظَمِ الْمُسْلِمِينَ غَنَاءً عَنِ الْمُسْلِمِينَ فِي غَزْوَةٍ غَزَاهَا مَعَ النَّبِيِّ ﷺ فَنَظَرَ النَّبِيُّ ﷺ فَقَالَ: \"مَنْ أَحَبَّ أَنْ يَنْظُرَ إِلَى الرَّجُلِ مِنْ أَهْلِ النَّارِ فَلْيَنْظُرْ إِلَى هَذَا\". فَاتَّبَعَهُ رَجُلٌ مِنَ الْقَوْمِ، وَهُوَ عَلَى تِلْكَ الْحَالِ مِنْ أَشَدِّ النَّاسِ عَلَى الْمُشْرِكِينَ، حَتَّى جُرِحَ فَاسْتَعْجَلَ الْمَوْتَ، فَجَعَلَ ذُبَابَةَ سَيْفِهِ بَيْنَ ثَدْيَيْهِ حَتَّى خَرَجَ مِنْ بَيْنِ كَتِفَيْهِ. فَأَقْبَلَ الرَّجُلُ إِلَى النَّبِيِّ ﷺ مُسْرِعًا فَقَالَ: أَشْهَدُ أَنَّكَ رَسُولُ اللَّهِ. فَقَالَ: \"وَمَا ذَاكَ؟\" قَالَ: قُلْتَ لِفُلاَنٍ: \"مَنْ أَحَبَّ أَنْ يَنْظُرَ إِلَى رَجُلٍ مِنْ أَهْلِ النَّارِ فَلْيَنْظُرْ إِلَيْهِ\". وَكَانَ مِنْ أَعْظَمِنَا غَنَاءً عَنِ الْمُسْلِمِينَ، فَعَرَفْتُ أَنَّهُ لاَ يَمُوتُ عَلَى ذَلِكَ فَلَمَّا جُرِحَ اسْتَعْجَلَ الْمَوْتَ فَقَتَلَ نَفْسَهُ. فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ عِنْدَ ذَلِكَ: \"إِنَّ الْعَبْدَ لَيَعْمَلُ عَمَلَ أَهْلِ النَّارِ، وَإِنَّهُ مِنْ أَهْلِ الْجَنَّةِ، وَيَعْمَلُ عَمَلَ أَهْلِ الْجَنَّةِ، وَإِنَّهُ مِنْ أَهْلِ النَّارِ، وَإِنَّمَا الأَعْمَالُ بِالْخَوَاتِيمِ\".",
    "albanian": "Seid ibn Ebu Merjemi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Gasani, e këtij i ka treguar Ebu Hazimi se Sehël ibn Sad Saidiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, në një betejë, ku mori pjesë një burrë, më trimi ndër muslimanët, Pejgamberi ﷺ e shikoi dhe tha: “Po qe se dikush dëshiron të shohë një banor të Zjarrit, le ta shikojë këtë!” Si rrjedhojë, një tjetër i shkoi pas për ta përcjellë. Teksa ai luftonte me ashpërsi kundër idhujtarëve, u plagos rëndë dhe vendosi ta përshpejtojë vdekjen duke u rënduar me gjoks në majën e shpatës, saqë i doli mbrapa mes shpatullave. Personi që po e përcillte, me nxitim, shkoi te Pejgamberi ﷺ dhe tha: “Unë dëshmoj se ti je i Dërguari i Allahut!” - “Përse ashtu?” - e pyeti Pejgamberi ﷺ. - Personi për të cilin the: “Po qe se dikush dëshiron të shohë një banor të Zjarrit, le ta shikojë këtë!” - që ishte më trimi ndër muslimanët, u binda se ai nuk do të vdesë në atë gjendje, prandaj, kur u plagos, e përshpejtoi vdekjen dhe e vrau veten, - tha ai. I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Ka raste kur robi (në sy të njerëzve) punon vepra të banorëve të Zjarrit, por, ç'është e vërteta, ai është banor i Xhenetit. Po ashtu, ka raste kur ndokush punon vepra të banorëve të Xhenetit, por, ç'është e vërteta, ai është banor i Zjarrit. Pra, veprat llogariten sipas përfundimit të tyre.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/6607.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/6607.json"
  }
}