Sahihu i Buhariut — Hadithi 661

Ezani · Transmetuesi: Enes ibn Malik Ensariu

Shqip

Kutejbe na ka thënë: Na ka treguar Ismail ibn Xhaferi se Humejdi tregon se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) është pyetur: - A mbante unazë i Dërguari i Allahut ﷺ? - Po, - tha Enesi. Një mbrëmje, Pejgamberi ﷺ e vonoi namazin e jacisë deri në mesnatë. Pasi e fali atë, u kthye nga ne dhe tha: “Njerëzit e tjerë janë falur dhe kanë fjetur, ndërkaq juve, për aq sa e keni pritur namazin, ju është llogaritur (shpërblimi) sikur të ishit në namaz.” Më kujtohet si sot tek shikoja shkëlqimin e unazës së Pejgamberit ﷺ.

Arabisht

حَدَّثَنَا قُتَيْبَةُ قَالَ: حَدَّثَنَا إِسْمَاعِيلُ بْنُ جَعْفَرٍ، عَنْ حُمَيْدٍ قَالَ: سُئِلَ أَنَسٌ: هَلِ اتَّخَذَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ خَاتَمًا؟ فَقَالَ: نَعَمْ. أَخَّرَ لَيْلَةً صَلاَةَ الْعِشَاءِ إِلَى شَطْرِ اللَّيْلِ، ثُمَّ أَقْبَلَ عَلَيْنَا بِوَجْهِهِ بَعْدَ مَا صَلَّى فَقَالَ: "صَلَّى النَّاسُ وَرَقَدُوا وَلَمْ تَزَالُوا فِي صَلاَةٍ مُنْذُ انْتَظَرْتُمُوهَا". قَالَ: فَكَأَنِّي أَنْظُرُ إِلَى وَبِيصِ خَاتَمِهِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/661