Muhamed ibn Mukatil Ebu Haseni më ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Halid Hadhai, e ky nga Ebu Othman Nehdiu se Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Në një ekspeditë luftarake me të Dërguarin e Allahut ﷺ, sa herë që ngriheshim a hipnim në lartësi, ose kur zbrisnim në ndonjë luginë, bënim tekbire me zë të lartë. Si rrjedhojë, i Dërguari i Allahut ﷺ u afrua dhe na tha: “O njerëz, mos e ngrini zërin, se nuk po i luteni të shurdhrit a të largëtit. Ju po e lusni Atë që dëgjon dhe sheh çdo gjë.” Pastaj Pejgamberi ﷺ më tha: “O Abdullah ibn Kajs, a të të mësoj një fjalë që është prej thesareve të Xhenetit? La havle ve la kuvete ila bilah (S'ka ndryshim e as fuqi, përveçse me Allahun ) .”
حَدَّثَنِي مُحَمَّدُ بْنُ مُقَاتِلٍ أَبُو الْحَسَنِ: أَخْبَرَنَا عَبْدُ اللَّهِ: أَخْبَرَنَا خَالِدٌ الْحَذَّاءُ، عَنْ أَبِي عُثْمَانَ النَّهْدِيِّ، عَنْ أَبِي مُوسَى قَالَ: كُنَّا مَعَ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فِي غَزَاةٍ فَجَعَلْنَا لاَ نَصْعَدُ شَرَفًا، وَلاَ نَعْلُو شَرَفًا، وَلاَ نَهْبِطُ فِي وَادٍ، إِلاَّ رَفَعْنَا أَصْوَاتَنَا بِالتَّكْبِيرِ قَالَ: فَدَنَا مِنَّا رَسُولُ اللَّهِ ﷺ فَقَالَ: "يَا أَيُّهَا النَّاسُ ارْبَعُوا عَلَى أَنْفُسِكُمْ فَإِنَّكُمْ لاَ تَدْعُونَ أَصَمَّ وَلاَ غَائِبًا إِنَّمَا تَدْعُونَ سَمِيعًا بَصِيرًا". ثُمَّ قَالَ: "يَا عَبْدَ اللَّهِ بْنَ قَيْسٍ، أَلاَ أُعَلِّمُكَ كَلِمَةً هِيَ مِنْ كُنُوزِ الْجَنَّةِ؟ لاَ حَوْلَ وَلاَ قُوَّةَ إِلاَّ بِاللَّهِ".