Sahihu i Buhariut — Hadithi 6613

Kaderi (Përcaktimi) · Transmetuesi: Abdullah ibn Abasi

Shqip

Humejdiu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Umejri, e ky nga Ikrime se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), në lidhje me ajetin: “... E atë pamjen që të treguam (natën e Miraxhit) dhe pemën e mallkuar (të përmendur) në Kuran, i bëmë vetëm sprovë për njerëzit ...”, (Isra, 60) ka thënë: “Ajo ka qenë pamje që e ka parë zgjuar, e cila të Dërguarit të Allahut ﷺ iu shfaq natën kur u bart në Bejtu Makdis (xhaminë Aksa). Ndërkaq, për ajetin: “...si dhe pemën e mallkuar në Kuran ...” (Isra, 60) ka thënë: “Bëhet fjalë për pemën zekum.”

Arabisht

حَدَّثَنَا الْحُمَيْدِيُّ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ: حَدَّثَنَا عَمْرٌو، عَنْ عِكْرِمَةَ، عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ - رضى الله عنهما -: ﴿... وَمَا جَعَلْنَا الرُّؤْيَا الَّتِي أَرَيْنَاكَ إِلاَّ فِتْنَةً لِلنَّاسِ...﴾ [الاسراء: ٦٠] قَالَ: هِيَ رُؤْيَا عَيْنٍ أُرِيهَا رَسُولُ اللَّهِ ﷺ لَيْلَةَ أُسْرِيَ بِهِ إِلَى بَيْتِ الْمَقْدِسِ. قَالَ: ﴿... وَالشَّجَرَةَ الْمَلْعُونَةَ فِي الْقُرْآنِ...﴾ [الاسراء: ٦٠] قَالَ: هِيَ شَجَرَةُ الزَّقُّومِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6613