Sahihu i Buhariut — Hadithi 6614

Kaderi (Përcaktimi) · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, i cili ka thënë: E kemi mësuar përmendsh nga Amri, e ky nga Tavusi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ademi dhe Musai debatuan mes vete, e në atë rast Musai tha: “O Adem, ti je babai ynë, na zhgënjeve dhe na nxore prej Xhenetit!” Ademi ia ktheu: “O Musa, Allahu të veçoi duke të të folur drejtpërdrejt dhe Tevratin ta shkroi me Dorën e Vet! Vallë, po më qorton për një gjë që Allahu ma ka caktuar dyzet vjet para se të më krijojë?!” Kështu Ademi triumfoi ndaj Musait. Ademi triumfoi ndaj Musait” , - tha tri herë.” Sufjani ka thënë: “Njëjtë na ka treguar Ebu Zinadi nga Arexhi, e ky nga Ebu Hurejra, e ky nga Pejgamberi ﷺ.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَلِيُّ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ قَالَ: حَفِظْنَاهُ مِنْ عَمْرٍو عَنْ طَاوُسٍ: سَمِعْتُ أَبَا هُرَيْرَةَ، عَنِ النَّبِيِّ ﷺ قَالَ: "احْتَجَّ آدَمُ وَمُوسَى، فَقَالَ لَهُ مُوسَى: يَا آدَمُ أَنْتَ أَبُونَا خَيَّبْتَنَا وَأَخْرَجْتَنَا مِنَ الْجَنَّةِ. قَالَ لَهُ آدَمُ: يَا مُوسَى اصْطَفَاكَ اللَّهُ بِكَلاَمِهِ، وَخَطَّ لَكَ بِيَدِهِ، أَتَلُومُنِي عَلَى أَمْرٍ قَدَّرَ اللَّهُ عَلَىَّ قَبْلَ أَنْ يَخْلُقَنِي بِأَرْبَعِينَ سَنَةً؟ فَحَجَّ آدَمُ مُوسَى، فَحَجَّ آدَمُ مُوسَى". ثَلاَثًا. قَالَ سُفْيَانُ: حَدَّثَنَا أَبُو الزِّنَادِ، عَنِ الأَعْرَجِ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ، عَنِ النَّبِيِّ ﷺ مِثْلَهُ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6614