Sahihu i Buhariut — Hadithi 6620

Kaderi (Përcaktimi) · Transmetuesi: Bera ibn Azibi

Shqip

Ebu Numani na ka thënë: Na ka rrëfyer Xherir ibn Hazimi, e ky nga Ebu Is'haku se Bera ibn Azibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ditën e Hendekut e pashë Pejgamberin ﷺ tek bartte dhé së bashku me ne dhe thoshte: “Për Allah! Pa Allahun nuk do të udhëzoheshim, As do të agjëronim e as do të faleshim. Zbrite qetësinë ndër ne! Dhe na forco këmbët nëse përballemi! Idhujtarët po na bezdisin dhe po na sulmojnë, Kur ata kërkojnë trazira, ne refuzojmë.”

Arabisht

حَدَّثَنَا أَبُو النُّعْمَانِ: أَخْبَرَنَا جَرِيرٌ - هُوَ ابْنُ حَازِمٍ - عَنْ أَبِي إِسْحَاقَ، عَنِ الْبَرَاءِ بْنِ عَازِبٍ قَالَ: رَأَيْتُ النَّبِيَّ ﷺ يَوْمَ الْخَنْدَقِ يَنْقُلُ مَعَنَا التُّرَابَ وَهُوَ يَقُولُ: "وَاللَّهِ لَوْلاَ اللَّهُ مَا اهْتَدَيْنَا، وَلاَ صُمْنَا وَلاَ صَلَّيْنَا. فَأَنْزِلَنْ سَكِينَةً عَلَيْنَا، وَثَبِّتِ الأَقْدَامَ إِنْ لاَقَيْنَا. وَالْمُشْرِكُونَ قَدْ بَغَوْا عَلَيْنَا، إِذَا أَرَادُوا فِتْنَةً أَبَيْنَا".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6620