Ebu Numani na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi, e ky nga Gajlan ibn Xheriri, e ky nga Ebu Burde se Ebu Musa Eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Unë, së bashku me disa pjesëtarë të fisit eshari, shkuam te Pejgamberi ﷺ për t'i kërkuar të na japë kafshë bartëse (për luftë), por ai tha: “Betohem në Allahun se nuk do t'ju marr me vete, por as kam me se t'ju bart.” Pastaj pritëm aq sa deshi Allahu të presim dhe, kur Pejgamberit ﷺ ia sollën tri deve gungëbardha (të majme), ai na i dha t'i përdorim (për luftë). Kur u nisëm për rrugë, thamë: “Për Allahun, nuk do të kemi bereqet, se shkuam dhe i kërkuam Pejgamberit ﷺ të na japë kafshë bartëse pasi qe betuar se nuk do të na i japë, megjithatë na i dha. Andaj, të kthehemi te Pejgamberi ﷺ dhe t'ia përmendim këtë.” Kur shkuam, ai na tha: “Nuk ju mora unë, por Allahu jua mundësoi të vini. Betohem në Allahun se, me lejen e Tij, sa herë që betohem për diçka, ndërkohë kuptoj se ka një zgjidhje më të mirë, e shpaguaj betimin dhe veproj atë që është më e mira, - ose ka thënë: - veproj atë që është më e mira dhe e shpaguaj betimin.”
حَدَّثَنَا أَبُو النُّعْمَانِ: حَدَّثَنَا حَمَّادُ بْنُ زَيْدٍ عَنْ غَيْلاَنَ بْنِ جَرِيرٍ، عَنْ أَبِي بُرْدَةَ، عَنْ أَبِيهِ قَالَ: أَتَيْتُ النَّبِيَّ ﷺ فِي رَهْطٍ مِنَ الأَشْعَرِيِّينَ أَسْتَحْمِلُهُ فَقَالَ: "وَاللَّهِ لاَ أَحْمِلُكُمْ، وَمَا عِنْدِي مَا أَحْمِلُكُمْ عَلَيْهِ". قَالَ: ثُمَّ لَبِثْنَا مَا شَاءَ اللَّهُ أَنْ نَلْبَثَ، ثُمَّ أُتِيَ بِثَلاَثِ ذَوْدٍ غُرِّ الذُّرَى فَحَمَلَنَا عَلَيْهَا. فَلَمَّا انْطَلَقْنَا قُلْنَا - أَوْ قَالَ بَعْضُنَا -: وَاللَّهِ لاَ يُبَارَكُ لَنَا، أَتَيْنَا النَّبِيَّ ﷺ نَسْتَحْمِلُهُ، فَحَلَفَ أَنْ لاَ يَحْمِلَنَا ثُمَّ حَمَلَنَا، فَارْجِعُوا بِنَا إِلَى النَّبِيِّ ﷺ فَنُذَكِّرُهُ. فَأَتَيْنَاهُ فَقَالَ: "مَا أَنَا حَمَلْتُكُمْ، بَلِ اللَّهُ حَمَلَكُمْ، وَإِنِّي وَاللَّهِ، إِنْ شَاءَ اللَّهُ، لاَ أَحْلِفُ عَلَى يَمِينٍ فَأَرَى غَيْرَهَا خَيْرًا مِنْهَا، إِلاَّ كَفَّرْتُ عَنْ يَمِينِي وَأَتَيْتُ الَّذِي هُوَ خَيْرٌ ، أَوْ: أَتَيْتُ الَّذِي هُوَ خَيْرٌ وَكَفَّرْتُ عَنْ يَمِينِي".