Musai na ka thënë: Na ka treguar Ebu Avane, e ky nga Abdulmeliku se Xhabir ibn Semure (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Pasi të shkatërrohet cezari (perandori romak) , më nuk do të ketë cezar pas tij dhe, pasi të shkatërrohet kisrai (mbreti pers) , më nuk do të ketë kisra pas tij. Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, se thesaret e tyre do të shpenzohen në rrugën e Allahut.”
حَدَّثَنَا مُوسَى: حَدَّثَنَا أَبُو عَوَانَةَ عَنْ عَبْدِ الْمَلِكِ، عَنْ جَابِرِ بْنِ سَمُرَةَ، عَنِ النَّبِيِّ ﷺ قَالَ: "إِذَا هَلَكَ قَيْصَرُ فَلاَ قَيْصَرَ بَعْدَهُ، وَإِذَا هَلَكَ كِسْرَى، فَلاَ كِسْرَى بَعْدَهُ. وَالَّذِي نَفْسِي بِيَدِهِ، لَتُنْفَقَنَّ كُنُوزُهُمَا فِي سَبِيلِ اللَّهِ".