Sahihu i Buhariut — Hadithi 6632

Betimet dhe zotimet · Transmetuesi: Abdullah ibn Hishami

Shqip

Jahja ibn Sulejmani na ka thënë: Më ka treguar Ibn Vehbiu, e këtij i ka rrëfyer Hajve, e këtij i ka treguar Ebu Akil Zuhra ibn Mabedi, se gjyshi i tij Abdullah ibn Hishami (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Po rrinim me Pejgamberin ﷺ, i cili e kishte kapur Omer ibn Hatabin për dore, e në atë rast Omeri i tha: “O i Dërguari i Allahut, ti je më i dashur për mua se çdo gjë tjetër, përpos vetes sime.” Pejgamberi ﷺ i tha: “Jo, betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, derisa të bëhem më i dashur për ty sesa vetja jote.” - Tash po, për Allahun! Tani ti je më i dashur për mua sesa vetja ime, - ia ktheu Omeri. - “Tani po, o Omer!” - i tha Pejgamberi ﷺ.”

Arabisht

حَدَّثَنَا يَحْيَى بْنُ سُلَيْمَانَ: حَدَّثَنِي ابْنُ وَهْبٍ: أَخْبَرَنِي حَيْوَةُ: حَدَّثَنِي أَبُو عَقِيلٍ زُهْرَةُ بْنُ مَعْبَدٍ: أَنَّهُ سَمِعَ جَدَّهُ عَبْدَ اللَّهِ بْنَ هِشَامٍ قَالَ: كُنَّا مَعَ النَّبِيِّ ﷺ، وَهُوَ آخِذٌ بِيَدِ عُمَرَ بْنِ الْخَطَّابِ، فَقَالَ لَهُ عُمَرُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، لأَنْتَ أَحَبُّ إِلَىَّ مِنْ كُلِّ شَىْءٍ إِلاَّ مِنْ نَفْسِي. فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ لَهُ: "لاَ، وَالَّذِي نَفْسِي بِيَدِهِ، حَتَّى أَكُونَ أَحَبَّ إِلَيْكَ مِنْ نَفْسِكَ". فَقَالَ لَهُ عُمَرُ: فَإِنَّهُ الآنَ وَاللَّهِ لأَنْتَ أَحَبُّ إِلَىَّ مِنْ نَفْسِي. فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "الآنَ يَا عُمَرُ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6632