{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/6633",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/6633",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 6633",
  "text": "6633. 6634. Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Maliku, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Ubejdullah ibn Abdullah ibn Utbe ibn Mesudi se Ebu Hurejra dhe Zejd ibn Halidi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) rrëfejnë: “Dy persona kërkuan gjykim tek i Dërguari i Allahut ﷺ, njëri prej të cilëve tha: “Mes nesh gjyko sipas Librit të Allahut!” Ndërkaq, tjetri, që kishte dituri më shumë se i pari, tha: “Po, o i Dërguari i Allahut, mes nesh gjyko sipas Librit të Allahut dhe më lejo të flas.” - “Fol”, - i tha Pejgamberi ﷺ. - Djali im ka qenë argat te ky dhe ka bërë zina me gruan e tij. Më thanë se biri im duhet të dënohet me gurëzim. Andaj, e shpagova djalin tim me dyqind dele dhe një robëreshë. Pastaj i pyeta dijetarët, të cilët më thanë se biri im duhet të ndëshkohet me kamxhik dhe të dëbohet për një vit, e ajo që duhet të gurëzohet është gruaja e këtij, - tha beduini. I Dërguari i Allahut ﷺ i tha: “Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, se mes jush do të gjykoj sipas Librit të Allahut. Sa u përket deleve dhe robëreshës sate, duhet të të kthehen.” Kështu, të birin e beduinit e dënoi me njëqind goditje kamxhiku dhe e dëboi për një vit dhe e urdhëroi Unejs Eslemiun të shkojë te gruaja e tjetrit që, nëse pranon (se ka bërë zina), ta gurëzojë. Ajo e pranoi veprën, prandaj e gurëzoi.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Betimet dhe zotimet",
    "position": 83,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/83/betimet-dhe-zotimet"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 6633",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Ebu Hurejra - Zejd ibn Halid Xhuheniu"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا إِسْمَاعِيلُ قَالَ: حَدَّثَنِي مَالِكٌ عَنِ ابْنِ شِهَابٍ، عَنْ عُبَيْدِ اللَّهِ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ عُتْبَةَ بْنِ مَسْعُودٍ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ وَزَيْدِ بْنِ خَالِدٍ: أَنَّهُمَا أَخْبَرَاهُ أَنَّ رَجُلَيْنِ اخْتَصَمَا إِلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ، فَقَالَ أَحَدُهُمَا: اقْضِ بَيْنَنَا بِكِتَابِ اللَّهِ. وَقَالَ الآخَرُ وَهُوَ أَفْقَهُهُمَا: أَجَلْ يَا رَسُولَ اللَّهِ، فَاقْضِ بَيْنَنَا بِكِتَابِ اللَّهِ، وَائْذَنْ لِي أَنْ أَتَكَلَّمَ. قَالَ: \"تَكَلَّمْ\". قَالَ إِنَّ ابْنِي كَانَ عَسِيفًا عَلَى هَذَا - قَالَ مَالِكٌ: وَالْعَسِيفُ الأَجِيرُ - زَنَى بِامْرَأَتِهِ، فَأَخْبَرُونِي أَنَّ عَلَى ابْنِي الرَّجْمَ، فَافْتَدَيْتُ مِنْهُ بِمِائَةِ شَاةٍ وَجَارِيَةٍ لِي، ثُمَّ إِنِّي سَأَلْتُ أَهْلَ الْعِلْمِ فَأَخْبَرُونِي أَنَّ مَا عَلَى ابْنِي جَلْدُ مِائَةٍ وَتَغْرِيبُ عَامٍ، وَإِنَّمَا الرَّجْمُ عَلَى امْرَأَتِهِ. فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: \"أَمَا وَالَّذِي نَفْسِي بِيَدِهِ، لأَقْضِيَنَّ بَيْنَكُمَا بِكِتَابِ اللَّهِ. أَمَّا غَنَمُكَ وَجَارِيَتُكَ فَرَدٌّ عَلَيْكَ\". وَجَلَدَ ابْنَهُ مِائَةً وَغَرَّبَهُ عَامًا، وَأُمِرَ أُنَيْسٌ الأَسْلَمِيُّ أَنْ يَأْتِيَ امْرَأَةَ الآخَرِ، فَإِنِ اعْتَرَفَتْ رَجَمَهَا، فَاعْتَرَفَتْ فَرَجَمَهَا.",
    "albanian": "6633. 6634. Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Maliku, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Ubejdullah ibn Abdullah ibn Utbe ibn Mesudi se Ebu Hurejra dhe Zejd ibn Halidi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) rrëfejnë: “Dy persona kërkuan gjykim tek i Dërguari i Allahut ﷺ, njëri prej të cilëve tha: “Mes nesh gjyko sipas Librit të Allahut!” Ndërkaq, tjetri, që kishte dituri më shumë se i pari, tha: “Po, o i Dërguari i Allahut, mes nesh gjyko sipas Librit të Allahut dhe më lejo të flas.” - “Fol”, - i tha Pejgamberi ﷺ. - Djali im ka qenë argat te ky dhe ka bërë zina me gruan e tij. Më thanë se biri im duhet të dënohet me gurëzim. Andaj, e shpagova djalin tim me dyqind dele dhe një robëreshë. Pastaj i pyeta dijetarët, të cilët më thanë se biri im duhet të ndëshkohet me kamxhik dhe të dëbohet për një vit, e ajo që duhet të gurëzohet është gruaja e këtij, - tha beduini. I Dërguari i Allahut ﷺ i tha: “Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, se mes jush do të gjykoj sipas Librit të Allahut. Sa u përket deleve dhe robëreshës sate, duhet të të kthehen.” Kështu, të birin e beduinit e dënoi me njëqind goditje kamxhiku dhe e dëboi për një vit dhe e urdhëroi Unejs Eslemiun të shkojë te gruaja e tjetrit që, nëse pranon (se ka bërë zina), ta gurëzojë. Ajo e pranoi veprën, prandaj e gurëzoi.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/6633.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/6633.json"
  }
}