Sahihu i Buhariut — Hadithi 6636

Betimet dhe zotimet · Transmetuesi: Ebu Humejd Saidiu

Shqip

Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Urve se Ebu Humejd Saidiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen: “I Dërguari i Allahut ﷺ ngarkoi me punë një person (për mbledhjen e zekatit). Personi në fjalë, pasi e mbaroi punën, u kthye dhe tha: “O i Dërguari i Allahut, kjo është për ju, kurse kjo më është dhuruar mua!” Pejgamberi ﷺ tha: “Vallë, pse nuk qëndron në shtëpinë e babait a të nënës sate e të shohësh nëse po të dhurohet diçka apo jo?” Pastaj, në mbrëmje, Pejgamberi ﷺ u ngrit pas namazit, e falënderoi dhe e lavdëroi Allahun ashtu siç e meriton Ai dhe tha: “E, më pas. Ç 'është puna e punëtorit që e angazhojmë ne e ai vjen e thotë: “Kjo është për ju, kurse kjo më është dhuruar mua?” Vallë, pse nuk qëndron në shtëpinë e babait a të nënës së vet, e të shohë nëse po i dhurohet diçka apo jo? Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti i Muhamedit, se, Ditën e Gjykimit, ai që merr nga zekati (padrejtësisht) , do të vijë duke e bartur në qafë: nëse është deve, ai do ta bartë teksa ajo bulurin; nëse është lopë, ai do ta bartë teksa ajo pëllet; e, nëse është dele, ai do ta bartë teksa ajo blegëron.” Pastaj i Dërguari i Allahut ﷺ e ngriti dorën, saqë i dallohej bardhësia e nënsqetullës. Ebu Humejdi shton: “Këtë hadith të Pejgamberit ﷺ me mua e ka dëgjuar edhe Zejd ibn Thabiti. Pyeteni (po deshët).”

Arabisht

حَدَّثَنَا أَبُو الْيَمَانِ: أَخْبَرَنَا شُعَيْبٌ عَنِ الزُّهْرِيِّ قَالَ: أَخْبَرَنِي عُرْوَةُ عَنْ أَبِي حُمَيْدٍ السَّاعِدِيِّ: أَنَّهُ أَخْبَرَهُ أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ اسْتَعْمَلَ عَامِلاً، فَجَاءَهُ الْعَامِلُ حِينَ فَرَغَ مِنْ عَمَلِهِ، فَقَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، هَذَا لَكُمْ، وَهَذَا أُهْدِيَ لِي. فَقَالَ لَهُ: "أَفَلاَ قَعَدْتَ فِي بَيْتِ أَبِيكَ وَأُمِّكَ، فَنَظَرْتَ أَيُهْدَى لَكَ أَمْ لاَ؟!" ثُمَّ قَامَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ عَشِيَّةً، بَعْدَ الصَّلاَةِ، فَتَشَهَّدَ وَأَثْنَى عَلَى اللَّهِ بِمَا هُوَ أَهْلُهُ، ثُمَّ قَالَ: "أَمَّا بَعْدُ، فَمَا بَالُ الْعَامِلِ نَسْتَعْمِلُهُ، فَيَأْتِينَا فَيَقُولُ: هَذَا مِنْ عَمَلِكُمْ، وَهَذَا أُهْدِيَ لِي؟ أَفَلاَ قَعَدَ فِي بَيْتِ أَبِيهِ وَأُمِّهِ، فَنَظَرَ هَلْ يُهْدَى لَهُ أَمْ لاَ؟! فَوَالَّذِي نَفْسُ مُحَمَّدٍ بِيَدِهِ، لاَ يَغُلُّ أَحَدُكُمْ مِنْهَا شَيْئًا، إِلاَّ جَاءَ بِهِ يَوْمَ الْقِيَامَةِ يَحْمِلُهُ عَلَى عُنُقِهِ، إِنْ كَانَ بَعِيرًا، جَاءَ بِهِ لَهُ رُغَاءٌ، وَإِنْ كَانَتْ بَقَرَةً، جَاءَ بِهَا لَهَا خُوَارٌ، وَإِنْ كَانَتْ شَاةً، جَاءَ بِهَا تَيْعَرُ، فَقَدْ بَلَّغْتُ". فَقَالَ أَبُو حُمَيْدٍ: ثُمَّ رَفَعَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ يَدَهُ حَتَّى إِنَّا لَنَنْظُرُ إِلَى عُفْرَةِ إِبْطَيْهِ. قَالَ أَبُو حُمَيْدٍ: وَقَدْ سَمِعَ ذَلِكَ مَعِي زَيْدُ بْنُ ثَابِتٍ مِنَ النَّبِيِّ ﷺ فَسَلُوهُ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6636