Sahihu i Buhariut — Hadithi 6639

Betimet dhe zotimet · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e këtij i ka treguar Ebu Zinadi, e ky nga Abdurrahman Arexhi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka rrëfyer: “Njëherë, Sulejmani ﷺ tha: “Sonte do të bëj marrëdhënie me nëntëdhjetë gra, që secila të më lindë nga një kalorës që do të luftojë në rrugën e Allahut. Shoqëruesi i vet i tha: “Thuaj “inshallah (vetëm nëse Allahu do) !” Por, ai nuk tha “inshallah”. Ai bëri marrëdhënie me të gjitha, rrjedhimisht, asnjëra prej grave të tij nuk mbeti shtatzënë, përveç njërës, e cila lindi një njeri gjysmak. Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti i Muhamedit ﷺ, se, sikur të kishte thënë “inshallah”, të gjithë (bijtë e tij) do të luftonin në rrugën e Allahut si kalorës.”

Arabisht

حَدَّثَنَا أَبُو الْيَمَانِ: أَخْبَرَنَا شُعَيْبٌ: حَدَّثَنَا أَبُو الزِّنَادِ عَنْ [عَبْدِ الرَّحْمَنِ] الأَعْرَجِ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ - رَضِيَ اللهُ عَنْهُ - قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "قَالَ سُلَيْمَانُ: لأَطُوفَنَّ اللَّيْلَةَ عَلَى تِسْعِينَ امْرَأَةً، كُلُّهُنَّ تَأْتِي بِفَارِسٍ يُجَاهِدُ فِي سَبِيلِ اللَّهِ. فَقَالَ لَهُ صَاحِبُهُ قُلْ: إِنْ شَاءَ اللَّهُ. فَلَمْ يَقُلْ إِنْ شَاءَ اللَّهُ. فَطَافَ عَلَيْهِنَّ جَمِيعًا، فَلَمْ تَحْمِلْ مِنْهُنَّ إِلاَّ امْرَأَةٌ وَاحِدَةٌ، جَاءَتْ بِشِقِّ رَجُلٍ. وَايْمُ الَّذِي نَفْسُ مُحَمَّدٍ بِيَدِهِ، لَوْ قَالَ: إِنْ شَاءَ اللَّهُ، لَجَاهَدُوا فِي سَبِيلِ اللَّهِ فُرْسَانًا أَجْمَعُونَ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6639