Omer ibn Hafs ibn Gijathi na ka thënë: Më ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Ameshi, e ky nga Ibrahimi se Esvedi tregon: “Ishim tek Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe përmendëm përkushtimin për faljen e rregullt të namazit dhe respektin ndaj tij, kurse ajo na tha: “Kur i Dërguari i Allahut ﷺ u sëmur në fund të jetës së tij e, kur erdhi koha e namazit dhe u thirr ezani, tha: “Urdhërojeni Ebu Bekrin t'u prijë njerëzve në namaz.” Dikush i tha: “Ebu Bekri është shumë i ndjeshëm, andaj, kur të zëvendëson ty, nuk arrin t'ua falë njerëzve namazin (nga të qarët).” Ai e përsëriti kërkesën, e ato ia kthyen të njëjtën përgjigje. Herën e tretë, pasi iu përgjigjën njëjtë, u tha: “Jeni bërë si gratë në rrëfimin e Jusufit ﷺ. Urdhërojeni Ebu Bekrin t'ua falë njerëzve namazin!” Ebu Bekri nisi t'u printe njerëzve në namaz. Një ditë, Pejgamberi ﷺ u ndie më lehtë, andaj doli (në xhami), duke e mbajtur për krahësh dy burra, ndërsa këmbët i shkonin zvarrë nga sëmundja. Ebu Bekri (kur e pa) deshi të tërhiqej, por Pejgamberi ﷺ ia bëri me shenjë të qëndronte ku ishte dhe e afruan Pejgamberin ﷺ, derisa e ulën pranë Ebu Bekrit. E pyetën Ameshin: “Pra, Pejgamberi ﷺ falej, e Ebu Bekri e përcillte namazin e tij, kurse njerëzit e përcillnin namazin e Ebu Bekrit, apo jo?” Ai iu përgjigj duke bërë po me kokë. Ebu Muaviu, në transmetim prej Ameshit, shton: “Pejgamberi ﷺ u ul në të majtë të Ebu Bekrit, kurse Ebu Bekri falej në këmbë.”
حَدَّثَنَا عُمَرُ بْنُ حَفْصِ بْنِ غِيَاثٍ قَالَ: حَدَّثَنِي أَبِي قَالَ: حَدَّثَنَا الأَعْمَشُ، عَنْ إِبْرَاهِيمَ: قَالَ الأَسْوَدُ: كُنَّا عِنْدَ عَائِشَةَ - رضى الله عنها - فَذَكَرْنَا الْمُوَاظَبَةَ عَلَى الصَّلاَةِ وَالتَّعْظِيمَ لَهَا، قَالَتْ: لَمَّا مَرِضَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ مَرَضَهُ الَّذِي مَاتَ فِيهِ، فَحَضَرَتِ الصَّلاَةُ فَأُذِّنَ، فَقَالَ: "مُرُوا أَبَا بَكْرٍ فَلْيُصَلِّ بِالنَّاسِ". فَقِيلَ لَهُ: إِنَّ أَبَا بَكْرٍ رَجُلٌ أَسِيفٌ، إِذَا قَامَ [فِي] مَقَامِكَ لَمْ يَسْتَطِعْ أَنْ يُصَلِّيَ بِالنَّاسِ، وَأَعَادَ فَأَعَادُوا لَهُ، فَأَعَادَ الثَّالِثَةَ فَقَالَ: "إِنَّكُنَّ صَوَاحِبُ يُوسُفَ، مُرُوا أَبَا بَكْرٍ فَلْيُصَلِّ بِالنَّاسِ". فَخَرَجَ أَبُو بَكْرٍ فَصَلَّى، فَوَجَدَ النَّبِيُّ ﷺ مِنْ نَفْسِهِ خِفَّةً، فَخَرَجَ يُهَادَى بَيْنَ رَجُلَيْنِ كَأَنِّي أَنْظُرُ رِجْلَيْهِ تَخُطَّانِ مِنَ الْوَجَعِ، فَأَرَادَ أَبُو بَكْرٍ أَنْ يَتَأَخَّرَ، فَأَوْمَأَ إِلَيْهِ النَّبِيُّ ﷺ أَنْ مَكَانَكَ، ثُمَّ أُتِيَ بِهِ حَتَّى جَلَسَ إِلَى جَنْبِهِ. قِيلَ لِلأَعْمَشِ: وَكَانَ النَّبِيُّ ﷺ يُصَلِّي وَأَبُو بَكْرٍ يُصَلِّي بِصَلاَتِهِ، وَالنَّاسُ يُصَلُّونَ بِصَلاَةِ أَبِي بَكْرٍ فَقَالَ بِرَأْسِهِ: نَعَمْ. رَوَاهُ أَبُو دَاوُدَ عَنْ شُعْبَةَ عَنِ الأَعْمَشِ: بَعْضَهُ. وَزَادَ أَبُو مُعَاوِيَةَ جَلَسَ عَنْ يَسَارِ أَبِي بَكْرٍ فَكَانَ أَبُو بَكْرٍ يُصَلِّي قَائِمًا.