Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Ahvasi, e ky nga Ebu Is'haku se Bera ibn Azibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberit ﷺ i dhuruan një xhybe prej mëndafshi. Njerëzit filluan ta preknin dhe të mahniteshin me bukurinë dhe butësinë e saj. Por, i Dërguari i Allahut ﷺ u tha: “Po mahniteni me këtë?” - Po, o i Dërguari i Allahut, - thanë ata. - “Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, se mindilët (shamitë e dorës) e Sadit në Xhenet janë më të mira se kjo”, - tha Pejgamberi ﷺ. Shuëbe dhe Israili, në transmetimin e tyre nga Ebu Is'haku, nuk kanë thënë: "Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im!”
حَدَّثَنَا مُحَمَّدٌ: حَدَّثَنَا أَبُو الأَحْوَصِ عَنْ أَبِي إِسْحَاقَ، عَنِ الْبَرَاءِ بْنِ عَازِبٍ قَالَ: أُهْدِيَ إِلَى النَّبِيِّ ﷺ سَرَقَةٌ مِنْ حَرِيرٍ، فَجَعَلَ النَّاسُ يَتَدَاوَلُونَهَا بَيْنَهُمْ وَيَعْجَبُونَ مِنْ حُسْنِهَا وَلِينِهَا، فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "أَتَعْجَبُونَ مِنْهَا؟" قَالُوا: نَعَمْ، يَا رَسُولَ اللَّهِ. قَالَ: "وَالَّذِي نَفْسِي بِيَدِهِ، لَمَنَادِيلُ سَعْدٍ فِي الْجَنَّةِ خَيْرٌ مِنْهَا". لَمْ يَقُلْ شُعْبَةُ وَإِسْرَائِيلُ عَنْ أَبِي إِسْحَاقَ: "وَالَّذِي نَفْسِي بِيَدِهِ".