Sahihu i Buhariut — Hadithi 6646

Betimet dhe zotimet · Transmetuesi: Abdullah ibn Omeri

Shqip

Abdullah ibn Mesleme transmeton nga Maliku, e ky nga Nafiu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ e gjeti Omer ibn Hatabin, i cili po udhëtonte me disa njerëz, duke u betuar në babanë e tij. Si rrjedhojë, Pejgamberi ﷺ tha: “Vini re! Allahu jua ndalon të betoheni në baballarët tuaj. Ai që medoemos duhet të betohet, le të betohet në Allahun, ose le të heshtë!”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ مَسْلَمَةَ عَنْ مَالِكٍ، عَنْ نَافِعٍ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ عُمَرَ - رضى الله عنهما -: أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ أَدْرَكَ عُمَرَ بْنَ الْخَطَّابِ وَهُوَ يَسِيرُ فِي رَكْبٍ يَحْلِفُ بِأَبِيهِ فَقَالَ: "أَلاَ إِنَّ اللَّهَ يَنْهَاكُمْ أَنْ تَحْلِفُوا بِآبَائِكُمْ. مَنْ كَانَ حَالِفًا، فَلْيَحْلِفْ بِاللَّهِ أَوْ لِيَصْمُتْ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6646