Seid ibn Ufejri na ka thënë: Na ka treguar Ibn Vehbiu, e ky nga Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka thënë Salimi se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se Omeri ka thënë: “I Dërguari i Allahut ﷺ më ka thënë: “Allahu ju ndalon të betoheni në baballarët tuaj.” Omeri shton: “Për Allahun, qëkurse e kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ, kurrë më nuk jam betuar (në prindër), qoftë me dije, qoftë duke cituar (betimin e tjetrit).” Sa i përket fjalës “citim” (etherah), Muxhahidi, duke e komnentuar fjalën e Allahut: “... (më sillni një Libër të shpallur ose) ndonjë gjurmë (etherah) tjetër të dijes (hyjnore)...”, (Ahkaf, 4) ka thënë: “Citim i diturisë.” Transmetimin e Junusit e fuqizojnë Ukajli, Zubejdi dhe Is'hak Kelbiu, nga Zuhriu. Ibn Ujejne dhe Mameri e transmetojnë nga Zuhriu, e ky nga Salimi (me tekstin): “Pejgamberi ﷺ e ka dëgjuar Omerin.”
حَدَّثَنَا سَعِيدُ بْنُ عُفَيْرٍ: حَدَّثَنَا ابْنُ وَهْبٍ عَنْ يُونُسَ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ قَالَ: قَالَ سَالِمٌ: قَالَ ابْنُ عُمَرَ: سَمِعْتُ عُمَرَ يَقُولُ: قَالَ لِي رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "إِنَّ اللَّهَ يَنْهَاكُمْ أَنْ تَحْلِفُوا بِآبَائِكُمْ". قَالَ عُمَرُ: فَوَاللَّهِ مَا حَلَفْتُ بِهَا مُنْذُ سَمِعْتُ النَّبِيَّ ﷺ ذَاكِرًا وَلاَ آثِرًا. قَالَ مُجَاهِدٌ: ﴿أَوْ أَثَرَةٍ مِنْ عِلْمٍ﴾ [الأحقاف: ٤]: يَأْثُرُ عِلْمًا. تَابَعَهُ عُقَيْلٌ وَالزُّبَيْدِيُّ وَإِسْحَاقُ الْكَلْبِيُّ عَنِ الزُّهْرِيِّ. وَقَالَ ابْنُ عُيَيْنَةَ وَمَعْمَرٌ عَنِ الزُّهْرِيِّ، عَنْ سَالِمٍ، عَنِ ابْنِ عُمَرَ: سَمِعَ النَّبِيُّ ﷺ عُمَرَ.