Amër ibn Asimi na ka thënë: Na ka treguar Hemami, e këtij i ka treguar Is'hak ibn Abdullah ibn Ebu Talhai, e këtij i ka treguar Abdurrahman ibn Ebu Amra se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Allahu deshi t'i sprovojë tre persona nga radhët e benu israilëve. Kështu, u dërgoi një melek, i cili shkoi te zgjebaniku dhe i tha: “Kam mbetur në rrugë. Sot nuk kam kujt t'i kërkoj ndihmë përveç Allahut, pastaj ty” - dhe e përmendi hadithin 1 deri në fund.
وَقَالَ عَمْرُو بْنُ عَاصِمٍ: حَدَّثَنَا هَمَّامٌ: حَدَّثَنَا إِسْحَاقُ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ أَبِي طَلْحَةَ: حَدَّثَنَا عَبْدُ الرَّحْمَنِ بْنُ أَبِي عَمْرَةَ: أَنَّ أَبَا هُرَيْرَةَ حَدَّثَهُ: أَنَّهُ سَمِعَ النَّبِيَّ ﷺ يَقُولُ: "إِنَّ ثَلاَثَةً فِي بَنِي إِسْرَائِيلَ أَرَادَ اللَّهُ أَنْ يَبْتَلِيَهُمْ، فَبَعَثَ مَلَكًا فَأَتَى الأَبْرَصَ، فَقَالَ: تَقَطَّعَتْ بِي الْحِبَالُ، فَلاَ بَلاَغَ لِي إِلاَّ بِاللَّهِ، ثُمَّ بِكَ". فَذَكَرَ الْحَدِيثَ.