Sahihu i Buhariut — Hadithi 6662

Betimet dhe zotimet · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Uvejsi na ka thënë: Na ka treguar Ibrahimi, e ky nga Salihu, e ky nga Ibn Shihabi; [t]: Haxhaxh ibn Minhali na ka thënë: Na ka treguar Abdullah ibn Omer Numejriu, e këtij i ka treguar Junusi, e ky e ka dëgjuar Zuhriun, e ky e ka dëgjuar Urve ibn Zubejrin, Seid ibn Musejebin, Alkame ibn Vekasin dhe Ubejdullah ibn Abdullahun se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), gruaja e Pejgamberit ﷺ, duke rrëfyer për shpifjen ndaj saj dhe shfajësimin që Allahu e kishte zbritur për të, ndër të tjera, ka thënë: “Atëherë Pejgamberi ﷺ u ngrit (në minber) dhe kërkoi që dikush ta mbështeste për ta ndëshkuar Abdullah ibn Ubejin. Aty u ngrit Usejd ibn Hudajri dhe i tha Sad ibn Ubades: “Betohem në përjetësinë e Allahut se do ta vrasim atë!”

Arabisht

حَدَّثَنَا الأُوَيْسِيُّ: حَدَّثَنَا إِبْرَاهِيمُ عَنْ صَالِحٍ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ؛ [ح:] وَحَدَّثَنَا حَجَّاجٌ بْنُ مِنْهَالٍ: حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ عُمَرَ النُّمَيْرِيُّ: حَدَّثَنَا يُونُسُ قَالَ: سَمِعْتُ الزُّهْرِيَّ قَالَ: سَمِعْتُ عُرْوَةَ بْنَ الزُّبَيْرِ، وَسَعِيدَ بْنَ الْمُسَيَّبِ، وَعَلْقَمَةَ بْنَ وَقَّاصٍ، وَعُبَيْدَ اللَّهِ بْنَ عَبْدِ اللَّهِ، عَنْ حَدِيثِ عَائِشَةَ - رَضِيَ اللهُ عَنْهُ -، زَوْجِ النَّبِيِّ ﷺ، حِينَ قَالَ لَهَا أَهْلُ الإِفْكِ مَا قَالُوا، فَبَرَّأَهَا اللَّهُ، وَكُلٌّ حَدَّثَنِي طَائِفَةً مِنَ الْحَدِيثِ، فَقَامَ النَّبِيُّ ﷺ فَاسْتَعْذَرَ مِنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ أُبَىٍّ، فَقَامَ أُسَيْدُ بْنُ حُضَيْرٍ فَقَالَ لِسَعْدِ بْنِ عُبَادَةَ: لَعَمْرُ اللَّهِ لَنَقْتُلَنَّهُ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6662