Othman ibn Hejthemi, ose Muhamedi prej tij, transmeton nga Ibn Xhurejxhi, e ky e ka dëgjuar ibn Shihabin, e këtij i ka treguar Isa ibn Talhai se Abdullah ibn Amër ibn Asi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa Pejgamberi ﷺ ligjëronte ditën e Bajramit të Kurbanit, një burrë u ngrit dhe tha: “O i Dërguari i Allahut, kam menduar se filan veprimi bëhet para filan veprimit. Pastaj, një tjetër u ngrit dhe tha: “O i Dërguari i Allahut, për këto tri vepra kam menduar se kryhen kështu e kështu (i kishte rruar flokët para se të therte kurbanin dhe e kishte therur kurbanin para se t'i gjuante guralecët).” Pejgamberi ﷺ iu përgjigj: “Bëje, se s'ka gjë .” Për të gjitha këto dhe për çdo gjë që u pyet atë ditë, ai thoshte: “Bëje, se s'ka gjë .”
حَدَّثَنَا عُثْمَانُ بْنُ الْهَيْثَمِ، أَوْ مُحَمَّدٌ عَنْهُ، عَنِ ابْنِ جُرَيْجٍ قَالَ: سَمِعْتُ ابْنَ شِهَابٍ يَقُولُ: حَدَّثَنِي عِيسَى بْنُ طَلْحَةَ: أَنَّ عَبْدَ اللَّهِ بْنَ عَمْرِو بْنِ الْعَاصِ حَدَّثَهُ: أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ، بَيْنَمَا هُوَ يَخْطُبُ يَوْمَ النَّحْرِ، إِذْ قَامَ إِلَيْهِ رَجُلٌ فَقَالَ: كُنْتُ أَحْسِبُ يَا رَسُولَ اللَّهِ، كَذَا وَكَذَا قَبْلَ كَذَا وَكَذَا. ثُمَّ قَامَ آخَرُ فَقَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، كُنْتُ أَحْسِبُ كَذَا وَكَذَا لِهَؤُلاَءِ الثَّلاَثِ. فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "افْعَلْ وَلاَ حَرَجَ ". لَهُنَّ كُلِّهِنَّ يَوْمَئِذٍ، فَمَا سُئِلَ يَوْمَئِذٍ عَنْ شَىْءٍ إِلاَّ قَالَ: "افْعَلْ افْعَلْ وَلاَ حَرَجَ".