Sahihu i Buhariut — Hadithi 6670

Betimet dhe zotimet · Transmetuesi: Abdullah ibn Malik ibn Buhajne

Shqip

Adem ibn Ebu Ijasi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Ebu Dhiëbi, e ky nga Zuhriu, e ky nga Arexhi se Abdullah ibn Buhajne (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një ditë, Pejgamberi ﷺ na e fali namazin e drekës dhe, pas dy rekatesh, u ngrit në këmbë, pa qëndruar ulur (në uljen e parë). Ai e vazhdoi namazin dhe, kur e mbaroi atë, njerëzit pritën të japë selam, por ai bëri tekbir dhe ra në sexhde para se të japë selam. Pastaj e ngriti kokën, bëri tekbir dhe ra në sexhde për së dyti, pastaj e ngriti kokën dhe dha selam.”

Arabisht

حَدَّثَنَا آدَمُ بْنُ أَبِي إِيَاسٍ: حَدَّثَنَا ابْنُ أَبِي ذِئْبٍ عَنِ الزُّهْرِيِّ، عَنِ الأَعْرَجِ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ ابْنِ بُحَيْنَةَ قَالَ: صَلَّى بِنَا النَّبِيُّ ﷺ فَقَامَ فِي الرَّكْعَتَيْنِ الأُولَيَيْنِ قَبْلَ أَنْ يَجْلِسَ، فَمَضَى فِي صَلاَتِهِ، فَلَمَّا قَضَى صَلاَتَهُ انْتَظَرَ النَّاسُ تَسْلِيمَهُ، فَكَبَّرَ وَسَجَدَ قَبْلَ أَنْ يُسَلِّمَ، ثُمَّ رَفَعَ رَأْسَهُ، ثُمَّ كَبَّرَ وَسَجَدَ، ثُمَّ رَفَعَ رَأْسَهُ وَسَلَّمَ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6670