Ebu Abdullahu ka thënë: Më ka shkruar Muhamed ibn Beshari, e këtij i ka treguar Muadh ibn Muadhi, e këtij i ka treguar Ibn Avniu se Shabiu tregon se Bera ibn Azibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) kishte një mysafir, andaj e porositi familjen e vet që ta thernin kurbanin para se ai të kthehej, në mënyrë që mysafirët të hanin mish. Kështu, ata e therën kurbanin para namazit (të Bajramit), gjë të cilën ia përmendën Pejgamberit ﷺ, e në atë rast ai i urdhëroi të therin një tjetër. Berai tha: “O i Dërguari i Allahut! Unë posedoj një kec që sapo është ndarë nga thithja e qumështit dhe është më e majme sesa dy dele për mish.” Në transmetimin e tij nga Shabiu dhe nga Muhamed ibn Sirini për të njëjtin hadith, Ibn Avniu ndalej këtu dhe thoshte: “Nuk e di se ky lehtësim, a ka qenë vetëm për të apo edhe për të tjerët?!” Këtë e transmeton edhe Ejubi nga Ibn Sirini, e ky nga Enesi, e ky nga Pejgamberi ﷺ.
قَالَ أَبُو عَبْدِ اللَّهِ: كَتَبَ إِلَيَّ مُحَمَّدُ بْنُ بَشَّارٍ: حَدَّثَنَا مُعَاذُ بْنُ مُعَاذٍ: حَدَّثَنَا ابْنُ عَوْنٍ عَنِ الشَّعْبِيِّ قَالَ: قَالَ الْبَرَاءُ بْنُ عَازِبٍ: وَكَانَ عِنْدَهُمْ ضَيْفٌ لَهُمْ فَأَمَرَ أَهْلَهُ أَنْ يَذْبَحُوا قَبْلَ أَنْ يَرْجِعَ، لِيَأْكُلَ ضَيْفُهُمْ، فَذَبَحُوا قَبْلَ الصَّلاَةِ. فَذَكَرُوا ذَلِكَ لِلنَّبِيِّ ﷺ فَأَمَرَهُ أَنْ يُعِيدَ الذَّبْحَ. فَقَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، عِنْدِي عَنَاقٌ جَذَعٌ، عَنَاقُ لَبَنٍ هِيَ خَيْرٌ مِنْ شَاتَىْ لَحْمٍ. وَكَانَ ابْنُ عَوْنٍ يَقِفُ فِي هَذَا الْمَكَانِ عَنْ حَدِيثِ الشَّعْبِيِّ، وَيُحَدِّثُ عَنْ مُحَمَّدِ بْنِ سِيرِينَ بِمِثْلِ هَذَا الْحَدِيثِ، وَيَقِفُ فِي هَذَا الْمَكَانِ وَيَقُولُ: لاَ أَدْرِي أَبَلَغَتِ الرُّخْصَةُ غَيْرَهُ أَمْ لاَ. رَوَاهُ أَيُّوبُ عَنِ ابْنِ سِيرِينَ عَنْ أَنَسٍ عَنِ النَّبِيِّ ﷺ.