Sahihu i Buhariut — Hadithi 6678

Betimet dhe zotimet · Transmetuesi: Ebu Musa Eshariu

Shqip

Muhamed ibn Alai më ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e ky nga Burejdi, e ky nga Ebu Burde se Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Shokët e mi më dërguan te Pejgamberi ﷺ që t'i kërkoj kafshë udhëtimi për ta (për të shkuar në betejë), por ai më tha: “Për Allahun, nuk do t'ju jap asgjë për udhëtim.” Qëllova në momentet kur ai ishte i zemëruar. Kur shkova herën tjetër, ai më tha: “Shko dhe thuaju shokëve të tu: “Allahu, - ose ka thënë: i Dërguari i Tij ﷺ, - po ju jep kafshë udhëtimi.”

Arabisht

حَدَّثَنِي مُحَمَّدُ بْنُ الْعَلاَءِ: حَدَّثَنَا أَبُو أُسَامَةَ عَنْ بُرَيْدٍ، عَنْ أَبِي بُرْدَةَ، عَنْ أَبِي مُوسَى قَالَ: أَرْسَلَنِي أَصْحَابِي إِلَى النَّبِيِّ ﷺ أَسْأَلُهُ الْحُمْلاَنَ فَقَالَ: "وَاللَّهِ لاَ أَحْمِلُكُمْ عَلَى شَىْءٍ!" وَوَافَقْتُهُ وَهُوَ غَضْبَانُ. فَلَمَّا أَتَيْتُهُ قَالَ: "انْطَلِقْ إِلَى أَصْحَابِكَ فَقُلْ: إِنَّ اللَّهَ، أَوْ: إِنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ يَحْمِلُكُمْ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6678