Sahihu i Buhariut — Hadithi 6679

Betimet dhe zotimet · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Abdulazizi na ka thënë: Na ka treguar Ibrahim ibn Salihu, e ky nga Ibn Shihabi; [t]: Haxhaxhi na ka thënë: Na ka treguar Abdullah ibn Omer Numejriu, e këtij i ka treguar Junus ibn Jezid Ejliu, e ky e ka dëgjuar Zuhriun, e ky e ka dëgjuar Urve ibn Zubejrin, Seid ibn Musejebin, Alkame ibn Vekasin dhe Ubejdullah ibn Abdullah ibn Utben se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), gruaja e Pejgamberit ﷺ, tregon ndodhinë kur shpifësit patën shpifur për të, por, më pas, Allahu e pastroi nderin e saj. Ajo rrëfen: “Allahu i Lartësuar shpalli ajetet: “Pa dyshim se ata që shpifën janë një grup nga mesi juaj...”, (Nur, 11-20) dhjetë ajete, që të gjitha janë për pafajësinë time. Ebu Bekër Sidiku, që gjithnjë e kishte ndihmuar me bamirësi Mistahun, ngaqë e kishte të afërm, tha: “Betohem në Allahun se më nuk do t'i jap asgjë Mistahut, pas asaj që ka thënë për Aishen.” Por, Allahu i Lartësuar zbriti ajetin: “Njerëzit e ndershëm dhe të pasur ndër ju të mos betohen se nuk do t'u japin të afërmve...” (Nur, 22) Pas kësaj, Ebu Bekri tha: “Po! Betohem në Allahun se unë dua që Allahu të më falë!” - dhe zuri ta ndihmojë përsëri Mistahun, të cilin e kishte ndihmuar vazhdimisht në të shkuarën dhe tha: “Për Allahun, kurrë nuk do ta ndal ndihmën për të.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدُ الْعَزِيزِ: حَدَّثَنَا إِبْرَاهِيمُ عَنْ صَالِحٍ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ؛ [ح:] وَحَدَّثَنَا الْحَجَّاجُ: حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ عُمَرَ النُّمَيْرِيُّ: حَدَّثَنَا يُونُسُ بْنُ يَزِيدَ الأَيْلِيُّ قَالَ: سَمِعْتُ الزُّهْرِيَّ قَالَ: سَمِعْتُ عُرْوَةَ بْنَ الزُّبَيْرِ وَسَعِيدَ بْنَ الْمُسَيَّبِ، وَعَلْقَمَةَ بْنَ وَقَّاصٍ، وَعُبَيْدَ اللَّهِ بْنَ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ عُتْبَةَ، عَنْ حَدِيثِ عَائِشَةَ - رَضِيَ اللهُ عَنْهُ -، زَوْجِ النَّبِيِّ ﷺ، حِينَ قَالَ لَهَا أَهْلُ الإِفْكِ مَا قَالُوا، فَبَرَّأَهَا اللَّهُ مِمَّا قَالُوا؛ كُلٌّ حَدَّثَنِي طَائِفَةً مِنَ الْحَدِيثِ، فَأَنْزَلَ اللَّهُ: ﴿إِنَّ الَّذِينَ جَاءُوا بِالإِفْكِ﴾ الْعَشْرَ الآيَاتِ كُلَّهَا فِي بَرَاءَتِي. [النور: ١١-٢٠] فَقَالَ أَبُو بَكْرٍ الصِّدِّيقُ، وَكَانَ يُنْفِقُ عَلَى مِسْطَحٍ لِقَرَابَتِهِ مِنْهُ: وَاللَّهِ لاَ أُنْفِقُ عَلَى مِسْطَحٍ شَيْئًا أَبَدًا، بَعْدَ الَّذِي قَالَ لِعَائِشَةَ! فَأَنْزَلَ اللَّهُ: ﴿وَلَا يَأْتَلِ أُولُو الْفَضْلِ مِنكُمْ وَالسَّعَةِ أَن يُؤْتُوا أُولِي الْقُرْبَىٰ وَالْمَسَاكِينَ وَالْمُهَاجِرِينَ فِي سَبِيلِ اللَّـهِ ۖ وَلْيَعْفُوا وَلْيَصْفَحُوا ۗ أَلَا تُحِبُّونَ أَن يَغْفِرَ اللَّـهُ لَكُمْ ۗ وَاللَّـهُ غَفُورٌ رَّحِيمٌ﴾ [النور: ٢٢] قَالَ أَبُو بَكْرٍ: بَلَى وَاللَّهِ، إِنِّي لأُحِبُّ أَنْ يَغْفِرَ اللَّهُ لِي. فَرَجَعَ إِلَى مِسْطَحٍ النَّفَقَةَ الَّتِي كَانَ يُنْفِقُ عَلَيْهِ، وَقَالَ: وَاللَّهِ لاَ أَنْزِعُهَا عَنْهُ أَبَدًا.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6679